Shpallen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare për 26 prill
Lokale

Shpallen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare për 26 prill

04.Mar.2020 10:58
0

Kryetarja e kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq ka shpallur zgjedhjet lokale për 26 prill të këtij viti në komunat dhe qytetet ku zgjedhjet janë të rregullta.

Pak më vonë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shpalli edhe zgjedhjet parlamentare për të njëtën datë më 26 prill dhe do të kenë të drejtë vote 6.8 milion qytetarë të Serbisë, shkruan Titulli.com.

“Do të ketë kohë të mjaftueshme që të gjithë të paraqesin programe, i uroj të gjithëve suksese. Sigurisht, do të ketë tone dhe pasione të larta, gjithmonë ka pasur, por është e rëndësishme që gjithçka të zhvillohet në një atmosferë demokratike dhe në paqe," tha Vuçiç sot pas shpalljes së zgjedhjeve.

Ndërsa Maja Gojkoviq ka bërë thirrje qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin që me votën  e tyre në proces demokratik të vendosin për të ardhmen e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të saj.

Me këtë shpallje zgjedhjet e rregullta do të mbahen në komunën e Bujanocit dhe komuna tjera nëpër Serbi ndërsa ky proces nuk përfshin komunat ku janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme siç është komuna e Preshevës, Medvegjës e komuna tjera.

Në komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë afro 43 mijë votues ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale morën pjesë afro 19 mijë votues./Titulli.com/

Qeveria i jep afat qytetares nga Presheva ta lëshojë Kosovën vullnetarisht (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration