Shehidja pyet në heshtje për babain shehid!
Vështrime

Shehidja pyet në heshtje për babain shehid!

21.Aug.2013 12:47
0
Shehidja është vetëm dy muajshe. Nuk qanë për gjëra të tjera, pos kur është e uritur dhe kur ka ndonjë dhimbje trupore. Ajo nuk njeh ndonjë gjuhë tjetër, pos gjuhën e vajit, përmes së cilës tërheq vëmendjen e atyre që njohin më shumë se një gjuhë, por të cilët shpeshë e shohin veten të pamundshëm në gjëra të mundshme. Shkruan: Iljasa Salihu iljasa salihu Ajo filloi të ngjizet në mitrën e asaj që përskaj dhimbjeve në jetë, do të duhej njëmend të jetë krenare. Ajo ishte nisur drejtë jetës së përkohshme, ndërsa babai i saj, ato ditë ishte nisur rrugës që të dërgonte drejtë jetës së përjetshme. Kush është tjetër, pos Shehidja dëshmitare e atij që në Ditën e Gjykimit do të paraqitet me gjakun e kuq dëshmitar për një vepër madhore. Shehidja është dëshmi e atij që më së miri e kuptoi fjalën shehid. E atij që arriti të dëshmojë se këtë fjalë e kishte dashur me afsh. E atij që kishte nuhatur larg. E atij që buzët e lagura u ishin bërë zëdhënëse të shpirtit të tij fisnik, shpirt të cilin dendur e ujiste me lexim të Kuranit, mbase shpirt i cili flladiste edhe shpirtërat e tjerë përmes leximit me zë melodik të fjalës së Atij që ka depo të pambarimta me të mira, pjesë e këtyre të mirave që është edhe të pranuarit dëshmor, mbase kjo është edhe apogjeu i dhuratës që jepet qysh në këtë botë. Ai ishte lutur herë me pipëtimë e herë me zë të lartë që Allahu t’ia mundësojë shehidllëkun, ndaj edhe qyshkur frymonte në këtë botë, ishte frymëzuar që vajza e tij ta ketë emrin Shehide. Në çastin kur Shehidja erdhi në këtë botë, nënës së saj i rrodhën dy pika loti. Njëri ishte lot gëzimi për ardhjen e vajzës në jetë dhe tjetri ishte lot pikëllimi për mungesën e burrit të saj. Ajo miklonte Shehiden e bukur, sikur pandehte t’i thoshte manarit të saj, mos qaj, vallë a nuk të dukem unë si dëshmitare e mjaftueshme e bukurisë sate? Do t’i tregoj edhe babait tënd për bukurinë dhe erën tënde shumë të këndshme, ndaj mos qaj bija ime! Në të vërtetë bija nuk qante ato çaste, por e ëma e saj, ndaj sa për mos të folur me vetveten, si subjekt bashkëbisedues kishte marr Shehiden, e cila si me fjalë ashtu edhe me vepër kur të bëhet çupëz e madhe, do të dëshmojë për një ngjarje madhore. Shehidja është bijë e shehidit, Sami Abdullahu, i cili më 2 gusht të vitit 2013 bie dëshmor gjatë një përleshje me forcat e regjimit kriminal të Asadit, përleshje kjo që kishte në spikamë lirimin e të burgosurve në Burgun e Alepos, të cilët me vite të tëra pa asnjë faj masakroheshin e torturoheshin rëndë. Sami Adbullahu ishte vetëm 38 vjeçar kur praktikisht dëshmoi se pozita më e lartë e besimit është nëse e keqja largohet me dorë dhe jo vetëm të urrehet me zemër. Shkollën fillore e kreu në Shkup, duke qenë gjithherë si nxënës i dalluar. Shkollën e mesme të medresesë e filloi në Prishtinë, pastaj pas një viti vazhdoi në Gjermani për ta përvijuar kështu shkollën e mesme në Egjipt, kuptohet duke vazhduar njëjtë me avazin e vjetër për sa i përket mësimeve. Fakultetin e Kuranit rreth Kirajeteve e ka të mbaruar në Egjipt, si dhe gjithashtu magjistraturën e shkencave të Kuranit e ka të mbaruar në Egjipt.  Në vitin e dytë të studimeve ka ndërprerë shkollimin për t’ju bashkangjitur kështu varganit të ushtarëve të UÇK-së. Ka marrë pjesë në gara botërore si hafiz, duke marrë kështu vendin e dytë në këto gara. Ka qenë prej të rrallëve që ka ditur t’i lexojë shtatë kirajetet e Kuranit. Përpos gjuhës së nënës dhe asaj shtetërore, ai ka zotëruar shkëlqyeshëm edhe gjuhën arabe, gjermane dhe atë të anglishtës. Ka shërbyer si imam kohë pas kohe në Shkup e në Gjermani. Ka qenë dhënderr Kumanove dhe baba i një vajze dy muajshe. Në tetor të vitit 2012, vëlla Samiu i bashkangjitet forcave kryengritëse në Siri. Përpos vetëdijes së lartë për ngritjen e fjalës së Allahut dhe përvojës që kishte si pjesëtar i UÇK-së, ai për këtë vendim burrëror ishte frymëzuar prej një ëndrre. Ai para se të nisej për në luftë, kishte parë në ëndërr Muahmedin alejhi selam, seç idhujatër duan t’ia prishin varrin të Dërguarit alejhi selam. Sakaq, ky kërcen duke bërtitur fuqishëm mbi varrin e tij, duke pasur për qëllim mbrojtjen e tij. Kishte thënë se doli dora e të Dërguarit alejhi selam, pastaj del Muhamedi alejhi selam deri në bel, me mjekër të thinjur dhe të gjatë, duke i thënë, përgëzime për shehidllëkun si shkak i mbrojtjes së fjalës së Allahut. Në prag të nisjes, ai sërish e sheh në ëndërr atë duke i thënë atij: “Hafiz të është plotësuar lutja, dhëntë Allahu do të vish pranë meje si shehid”. Sami Adbullahu nuk kishte lënë ndonjë amanet të rëndë për ta vepruar. Ai kishte thënë, vëllezër, bëni lutje për mua që gjaku rrëke të më shkon dhe të bie dëshmor. Familjen ia kishte lënë amanet Allahut, të Gjithditurit, Furnizuesit. Ndoshta vajin e Shehides së vogël, familja dhe rrethi i gjerë do ta kuptojë si pikëllim për babain shehid, porse Shehidja rrushe, sikur me gjuhën e saj të privuar prej shkronjave të alfabetit dëshiron t’u thotë të gjithëve, përgëzime, dëshmorët vdesin vetëm sa për të mos vdekur kurrë dhe e lusim Allahun që atë ditë kur nuk do të ketë shqetësim, brengë e mundim, të jem në prehërin e atij që aq shumë më mungoi në këtë botë të përkohshme! Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Zonja e hekurt-Sadete Presheva!?
Vetëm mbulesa islame e drejtë ligjore në dorën e të padrejtëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration