“Sezai Surroi” me kabinet modern të gjuhëve (foto)
Lokale

“Sezai Surroi” me kabinet modern të gjuhëve (foto)

13.Nov.2013 17:02
0
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot është përuruar hapja e kabinetit filologjik për nxënësit e kësaj shkolle. Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, nga dita e sotshme për nxënësit e saj ka në dispozicion dhe kabinetin e gjuhëve të huaja, gjë e cila i krijon atyre kushte shumë të mira për të përvetësuar si gjuhën serbe ashtu dhe gjuhë tjera. Kabineti i gjuhëve të huaja është realizuar fal donacionit të qeverisë gjermane në Beograd, dhe komunës së Bujanocit, projekt i cili po realizohet nga shtatori i këtij viti përmes misionit të OSBE-së në Serbi, në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive gjuhësore te komuniteteve pakice në Serbinë Jugore”. kabineti-sezai surroi-4 Për të inaguar këtë kabinet filologjik, sot në këtë shkollë kanë qëndruar ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm, zëvendës shefja e misionit të OSBE-së, Pola Tidi, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përfaqësues nga ministria e Arsimit, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, të shoqëruar nga drejtori i shkollës Zejni Fezullahu. Në konferencë për media, të pranishmit u shprehën se ky projekt është më se u rëndësishëm dhe i nevojshëm për nxënësit e kësaj shkolle. kabineti-sezai surroi-3 “Ky laborator i gjuhëve është pjesë e një projekti të madh që ka filluar të aplikohet nga shtatori i këtij viti. Misioni i OSBE-së me ndihmën shumë të madhe të qeverisë gjermane  e ka filluar këtë projekt në shkollën e mesme “Sezai surroi” në Bujanoc për të përkrahur orët e gjuhës serbe për nxënësit e të cilët gjuha amtare nuk kanë serbishten”, u shpreh me këtë rast zëvendësshefja e OSBE-së në Serbi, Pola Tidi. Edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm ka mirëpritur realizimin e projektit të cilin e financon shteti i tij. “Jam shumë i lumtur që sot po hapim këtë laborator të gjuhëve dhe jam i lumtur që shohë shumë të rinj kështu dhe që i  përdorin këto pajisje në këtë laborator. Unë personalisht kam nevojë për një laborator të tillë sepse nuk e di as gjuhën serbe as atë shqipe, ndoshta gjatë qëndrimit tim këtu disa ditë do ta shfrytëzoja këtë kabinet për të mësuar ndonjërën nga gjuhët”, ka thënë për gazetarët ambasadori Wilhelm, transmeton Titulli. kabineti-sezai surroi-7 “Sot kemi kënaqësinë që po bëjmë hapjen solemne të kabinetit filologjik në këtë shkollë. Shpresoj se këtë kabinet ta përdorni sa më mirë, të mësoni gjuhët e huaja. Njeriu vlen sa gjuhë të huaja dinë”, u shpreh mes tjerash kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili mori pjesë në hapjen e kabinetit. Nxënësit e kësaj shkolle u shprehën gëzimin e tyre për kabinetin filologjik cili është i pajisur me 20 kompjuter, dhe teknologjinë tjetër ndihmëse që i nevojiten kabinetit të gjuhëve. kabineti-sezai surroi-2 Qeveria gjermane për këtë projekt ka bërë një donacione në vlerë prej 1.347.700.00 dinarë, ndërsa Komuna e Bujanocit ka investuar për inventarin një shumë prej 258.120.00 dinarëve./Titulli.com/
Wilhelm: Do të ketë bisedime rreth konfiskimit të librave (foto)
Isak Alimi, Doktor i shkencave në Universitetin e Friburg-ut (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration