Serbia nuk e lejon Abetaren unike në Luginë
Lokale

Serbia nuk e lejon Abetaren unike në Luginë

13.Feb.2013 10:23
0
Nxënësit serbë në Kosovë mësojnë sipas plan-programeve të Serbisë dhe nuk pengohen nga askush. Ligji kosovar për arsim nuk përfshin të gjithë qytetarët e vendit, pasi nuk respektohet nga komuniteti serb. Ky i fundit vazhdon të refuzojë plan-programet e Qeverisë së Kosovës, dhe të punojë me ato të Serbisë. Këtë privilegj nuk e kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkundrazi kërkesa e tyre për përdorimin e abetares së përbashkët nuk ka marrë përgjigje. Ministria e Arsimit e Serbisë është organi legjitim për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës nuk është, duke përfshirë këtu dhe drejtorit komunale arsimore. 14 vjet pas luftës ky komunitet është “shah”në vete, por në anën tjetër mësimdhënës të këtyre nxënësve i marrin rrogat nga Qeveria e Kosovës. Kësaj lirie të këtij komuniteti në Kosovë ia kanë lakmi pakicat shqiptare në Serbi e Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri ka thënë për “Zërin” se abetarja unike ende nuk është lejuar të përdoret për fëmijët e klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Beqiri ka bërë të ditur se para dy muajsh ka bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit të Serbisë që të lejohet përdorimi i kësaj abetareje të përbashkët, por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje. Ai konsideron se vonesa e përgjigjes nënkupton një përgjigje negative. “I jam drejtuar para dy muajsh Ministrisë së Arsimit dhe nuk kam marrë përgjigje, kjo na bënë të ditur se nuk po lejohet përdorimi i abetares unike në shkollat fillore ku mësojnë fëmijët shqiptarë. Në shkollat tona tani përdorim abetaren e Shqipërisë për fëmijët, por atë të para një viti me autor Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj, dhe jo këtë të renë, jo uniken edhe me dy autorë tjerë nga Kosova”, tha ai. Beqiri thotë se ka tekste tjera nga Shqipëria që janë lejuar për shkollën fillore si dhe ato të autorëve vendorë. Sipas tij, deri në 60 për qind tekstet për shkollën fillore janë siguruar në shqip, dhe shprehet optimist se deri në fund të vitit të sigurojnë të gjitha tekstet. “Shumicën e teksteve i kemi nga Shqipëria dhe të autorëve tanë. Neve na lejohen tekstet e botuara nga Shqipëria, por jo dhe të autorëve nga Kosova, këto nuk lejohen nga Serbia pasi nuk e njeh Kosovën si shtet. Tekstet nga Kosova refuzohen sa herë që ne bëjmë kërkesë”, tha ai. Shkollat kanë dëshirë që të kenë dhe tekstet nga Kosova, sikurse nga Shqipëria. Problemin kryesor tani, Beqiri tha se përveç abetares unike e kanë me tekste të shkollave të mesme, ku mungojnë tekstet e reja. “Në të mesmen mësimi mbahet me tekste të vjetra dhe me shënime”, ka thënë Beqiri./Titulli.com/
Mustafa: Lapidari të kthehet në sheshin e Preshevës
Situata e rëndë në Luginë shqetëson Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration