Serbia në orë policore gjatë fundjavës për shkak të koronavirusit
Lokale

Serbia në orë policore gjatë fundjavës për shkak të koronavirusit

08.Jul.2020 07:07
0
logo
 
 
BALLKANIKORONAVIRUSI

Serbia në orë policore gjatë fundjavës për shkak të koronavirusit

Vendi pret "valën më të rëndë" të përhapjes së koronavirusit në nëntor, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Serbia vendosi sot orë policore gjatë fundjavës në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Titulli.com.

Në një fjalim televiziv, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se situata është alarmante në kryeqytetin Beograd dhe serioze në katër qytete të tjera.

Ai tha se dita e sotme ishte dita më e vështirë që nga fillimi i pandemisë, duke kujtuar se 13 persona kishin vdekur në 24 orët e kaluara. Ai gjithashtu tha se rreth 4 mijë njerëz kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit dhe se spitalet e Beogradit janë pothuajse të mbushura.

"Sipas kësaj, nga nesër, çdo tubim publik i më shumë se pesë personave do të ndalohet, qoftë jashtë apo brenda, ndërsa nga e premtja do të shkojmë në një orë policore të gjatë, që do të zgjasë deri të hënën, e nga e hëna do të shohim", tha Vuçiç.

Mbi dy milionë vaksinime

Vuçiç tha se më shumë se dy milionë njerëz do të duhet të vaksinohen para vjeshtës për t'u përgatitur për valën e dytë të mundshme të përhapjes së sëmundjes.

"Do të duhet të shmangim përplasjen e koronës dhe gripit sezonal, që do të thotë se do të duhet të vaksinojmë më shumë se dy milion njerëz kundër gripit sezonal, theksoi Vuçiç.

"Vaksina do të duhet të merret nga ushtria, policia, pensionistët, fëmijët e moshës 3 deri 12 vjeç dhe të gjithë njerëzit me sëmundje kronike. Ne presim valën më të rëndë të COVID-19 rreth 1 nëntorit. Para kësaj, gripi do të fillojë dhe ne duhet ta shmangim atë me çdo kusht", tha Vuçiç.

Dy spitale të mëdha për COVID-19

Vuçiç tha se Serbia do të ndërtojë dy spitale të mëdha për COVID-19, një në kryeqytet dhe një tjetër në qendër të qytetit Krushevac, në rast të valës së dytë.

Përpos kësaj, do të ketë 10 spitale të përkohshme në përputhje me nevojat.

Më herët gjatë ditës, epidemiolog Predrag Kon tha se situata epidemiologjike në Beograd është e pafavorshme dhe se nuk ka indikacione se po përmirësohet.

Gjithashtu, qeveria më parë mori një vendim që qytetarëve malazezë që hyjnë në Serbi t'u kërkohet të izolohen për 14 ditë.

Ushtria serbe të hënën ngriti një spital të përkohshëm me kapacitet prej 500 shtretërve në kryeqytet.

Serbia ka konfirmuar 16.719 raste të koronavirusit deri më tani, duke përfshirë edhe 330 raste të vdekjeve.

Sonja Biserko: Plani për ndarje me shqiptarët apo bashkimi i Luginës me Kosovën, kur filloi ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration