Serbia arreston tre shtetas kroatë, në veturën e tyre u gjet material radioaktiv
Lokale

Serbia arreston tre shtetas kroatë, në veturën e tyre u gjet material radioaktiv

07.Mar.2023 17:25
0

Tre shtetas kroat janë arrestuar në Serbi pasi në veturën e tyre është gjetur material radioaktiv, kanë bërë të ditur zyrtarë serbë.

Sipas tyre, të arrestuarit po tentonin të kalonin nga Serbia në Kroaci të shtunën, kur skanerët detektuan “një sasi të konsiderueshme” të radioaktivitetit në veturën e tyre.

Gjatë një kontrolle që iu bë veturës së tyre Audi u zbulua koka e një rrufepritëse radioaktiv te goma rezervë e bagazhit, thanë doganat serbe. 

Incidenti ndodhi në pikën kufitare Bezdan, pranë qytetit Sombor të shtunën në orën 20:30. 

Nuk ka asnjë detaj për sasinë e materialit radioaktiv të përfshirë apo ndikimin e tij të mundshëm, por punëtorët në pikën kufitare janë urdhëruar të hedhin rrobat e tyre dhe t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore si masë paraprake, raportojnë mediat serbe. 

Ekspertët nga instituti serb i kërkimit bërthamor “Vinca” thuhet se kanë zhvendosur kokën e rrufepritësit në një vend më të sigurt.

 

Qindra mijëra rrufepritës radioaktivë u instaluan në të gjithë botën gjatë dekadave të fundit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), me besimin se ato rrisin mundësinë e goditjeve nga rrufeja duke goditur shufrat dhe jo objektivat e afërta.

Në një raport të vitit të kaluar, IAEA tha se "asnjë provë shkencore bindëse nuk është prodhuar për të demonstruar efikasitet të shtuar" dhe shumë vende kishin vendosur të ndalonin prodhimin e këtyre pajisjeve. Disa kanë filluar të heqin burimet radioaktive nga rrufepritësit që tashmë janë instaluar.

Megjithatë, raporti sugjeroi se shumica e shufrave ishin instaluar më shumë se 50 vjet më parë, kur standardet e sigurisë bërthamore nuk ishin futur.

Projekti i Medvegjës nga arkitekti Sadiki, fitues i çmimit prestigjioz të arkitekturës islame
Komuna e Bujanocit përfiton grantin prej 200.000 dollarë, implementimi nuk specifikohet?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration