Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (foto)
Lokale

Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (foto)

01.Oct.2023 20:35
0

Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar.

Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Besart Muharremin, djalin e Ruhan-it. Ai tha se për këto kërcënime janë njoftuar autoritetet kompetente. Prindërit e tij janë intervistuar sot nga policia serbe në Medvegjë.

“Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Muharremi për Insajderin.

Ai mes tjerash tha se për rastin është njoftuar edhe OSBE-ja por edhe Ambasada e Shqipërisë.

Muharremi tha se serbët viktimizohen vazhdimisht, por të njëjtit ushtrojnë presion e kërcënime ndaj shqiptarëve të Luginës.

 

Mustafi thumbon Arifin: Pse këshilltarët komunal të Vuçiqit ta votuan buxhetin?
Zhvillimet e fundit në Kosovë, Serbia në zgjedhje të jashtëzakonshme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration