Rrugët në veriun e Kosovës mbahen të bllokuara (video)
Rajoni dhe Politika

Rrugët në veriun e Kosovës mbahen të bllokuara (video)

13.Dec.2022 08:55
0

Për të tretën ditë me radhë rrugët që çojnë në dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veriun e vendit vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga grupe serbësh, ndërsa vazhdojnë thirrjet e diplomatëve perëndimorë për heqjen e tyre dhe kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve.

 
Rrugët u bllokuan të shtunën pas njoftimit për arrestimin e një ish pjesëtari të policisë nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi.

Po të shtunën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri për në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Një gjykatë në Prishtinë i caktoi të hënën masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-policit serb, Dejan Pantiç.

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës duket e qetë të hënën një ditë pasi Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan për incidente në veriun e vendit. Ngjarjet e së dielës ngjallën reagime të shumta të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

 

Ambasadat amerikane në Prishtinë dhe në Beograd bënë thirrje të dielën që të hiqen të gjitha bllokadat në rrugët e veriut të Kosovës dhe të punohet për shtensionimin e situatës në zonë.

 

Të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, tha se blloku është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin në përpjekje për shtendosjen e situatës, ndërsa i cilësoi të papranueshme sulmet ndaj EULEX-it dhe bllokimin e rrugëve.

“Ata duhet të kthehen në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja. Duhet ta tejkalojnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë, për të krijuar bllokada. Nuk është mënyra për të kërkuar një marrëveshje. Nuk është mënyra për të zhvilluar bisedimet. Nuk është mënyra për të kërkuar zgjidhje. Nuk është mënyra për të kërkuar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar”, tha zoti Borrell.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje të dielën forcave të KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes duke zhbllokuar rrugët në veriun e Kosovës ndërsa akuzoi Serbinë për mbështetje të bandave kriminale që sipas tij po bëjnë përpjekje që të destabilizojnë Kosovën.

Beogradi ndërkaq akuzon Prishtinën për situatën në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiçi tha se ajo çfarë po ndodhë aktualisht është “përpjekje për ta përmbyllur problemin serb në Kosovë në të cilën po marrin pjesë (Albin) Kurti, Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ai tha të hënën se do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të lejuar kthimin e një mijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Paralajmërimi i tij i përsëritur prej ditësh është pritur me reagime të ashpra nga autoritetet në Prishtinë të cilat thanë se kjo paraqet “kërcënim me agresion” për Kosovën.

Forcat e NATO-s e as diplomatët perëndimor në Prishtinë nuk e kanë komentuar këtë kërkesë, të cilën ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cilësoi të dielën, plotësisht të papranueshme.

Kryeprokurori i Hagës Brammertz: Shoqëria civile në Serbi feston kriminelët, 150 murale të Mlladiqit në Beograd
Si do lidhen me rrugë dhe hekurudha shqiptarët në Ballkan, projekti edhe lidhja me Bujanocin (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration