Rruga qarkore Tërnoc – Bujanoc me kanalizim dhe asfalt të ri
Lokale

Rruga qarkore Tërnoc – Bujanoc me kanalizim dhe asfalt të ri

23.Sep.2013 14:52
0
Kanë filluar punimet shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në rrugën qarkore Tërnoc – Bujanoc. Punimet janë duke u ekzekutuar nga Firma “Aktros” e Greqisë pasi kjo, si këmbim që “Aktor” ka marrë rërën nga territori i komunës së Bujanocit, për punimet në autostradën e Korridorit 10. Në rrugën qarkore Tërnoc – Bujanoc, të shtunën kanë filluar punimet rreth kanalizimit për ujërat e zeza. Sipas drejtorit të Drejtoriatit për Ndërtim, Agim Halitit, pushteti i atëhershëm kishte dhënë një pëlqim që Firma greke “Aktor” të marrë rërë nga territori i komunës së Bujanocit, por pa këmbim. Sipas Halitit pushteti i tanishëm me të marrë vesh këtë akt, ka ndaluar këtë dukuri, dhe me një marrëveshje është dakorduar që kjo firmë të shtrirë rrjetin e kanalizimin në këtë rrugë qarkore si dhe asfaltimin e asaj pjese. “Kjo është këmbim i asaj marrëveshje në mes  ekzekutorit të punimeve të asfaltimit të  Korridorit 10, firmës “Aktros” nga Greqia dhe komunës së Bujanocit. Me një mençuri e shfrytëzuam rastin sepse më herët pushteti lokal kishte dhënë një pëlqim për të bartur rërën për mbushje në autostradë pa këmbim. Ne këtë punë e ndaluam pasi e dëmtonte në një mënyrë pasurinë dhe buxhetin e komunës së Bujanocit, por reaguam me kohë dhe ndaluam eksploatimin e rërës nga kompania në fjalë”, është shprehur sot Haliti, raporton Titulli. Ai thotë se sipas të gjitha gjasave kjo rrugë anash do të ketë edhe bankina për këmbësorët, derisa kjo pjesë e rrugës shihet edhe si  zonë ekonomiko komerciale për objekte komerciale që nuk e ndotin ambientin. “Është një projekt shumë i rëndësishëm sepse siç dihet ajo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar. Me realizimin e këtij projekti qytetarët do të jenë të kënaqur, sidomos gjatë verës, kur ka frekuentim të madh të automjeteve që shtohen si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje”, përfundon Haliti./Titulli.com/
PD: Rrugët dhe sheshet në Bujanoc të mos mbajnë emra sllav
Ndërroi jetë punëtori që ra nga ndërtesa në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration