Rrëfimi i shqiptarëve nga Presheva e Medvegja që punojnë në Beograd (video)
Lokale

Rrëfimi i shqiptarëve nga Presheva e Medvegja që punojnë në Beograd (video)

20.Feb.2023 07:46
0

Dy të rinj shqiptarë nga Lugina e Preshevës tash e më shumë se një vit janë zhvendosur në kryeqytetin serb për të jetuar. Ata rrëfejnë për Tëvë1 se kanë gjetur punë në Beograd dhe kanë krijuar shoqëri atje, por megjithatë shpresojnë që një ditë do të punojnë në Kosovë.

Aulona Halimi është nga Medvegja, ndërsa Sadri Aliu nga Presheva, që të dy punojnë në fushën e marketingut në  kompaninë “Online International Marketing” në kryeqytetin e Serbisë.

Mungesa e perspektivës ne qytetet tyre, i shtyu ata të vazhdojnë jetën këtu.

Aulona, duke rrëfyer përvojën e saj në këtë qytet thotë se është pritur mirë dhe se nuk ka pasur paragjykime ndaj saj.

Edhe Sadri Aliu, ka një vit e gjysmë që jeton në kryeqytetin serb.

Ai tregon se miqtë e tij në Preshevë janë shumë kureshtarë të dinë se si ai jeton në këtë qytet.

Tutje Aliu thotë që raportet mes tij dhe qytetarëve serbë janë korrekte, por ka edhe momente të caktuara kur theksohet distanca.
Por dy të rinjtë shprehen të zhgënjyer që  Kosova nuk ofron mbështetje të mjaftueshme për ta.

Halimi e Aliu, theksojnë që nuk duhet të ketë paragjykime mes dy etnive, në cilëndo qytet që punojnë.

Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakqori

Çfarë duhet të bëhet për të luftuar dezinformimin?
Kurti kongresistëve amerikanë: Propozimi evropian i pranueshëm, bazë e mirë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration