Roli i mediumeve të pakicave në shoqëri
Vështrime

Roli i mediumeve të pakicave në shoqëri

03.May.2013 10:50
0
3 Maji (1993), e shpallur si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kujton ndër të tjera raportuesit në shumë vende të botës që punojnë nën presionin e dhunës dhe terrorit duke humbur edhe jetën, ose duke u burgosur. Shkruan: Valon BEGZADI valon-begzadi Mediumet e pakicave në një shtet, nuk duhet të merren si diçka të rrezikshme për lëkundjet ndëretnike, urrejtje dhe propagandë. Ato ndikojnë dukshëm në zbutjen e territ informative në këtë rajon, duke i hapur rrugën përsosjes dhe avancimit të informimit, si njëra nga sferat më delikate të shoqërisë sonë, duke mënjanuar ndarjet e dikurshme mbi baza etnike dhe politike si dhe duke thelluar reformat drejt “pavarësimit” të këtyre mediumeve edhe pse objektiviteti në shumicën e mediumeve në Luginë të Preshevë nuk është as pak i pavarur dhe gjinj me interes për kapital, kështu humb etiken gazetaresk dhe duke e futur në hije lirin e shprehjes së lirë në publik. Këto mediume (në Luginë të Preshevës) në vend se të japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi dhe të njohjes së mirë midis njerëzve nacionalitetesh të ndryshme si dhe sjelljen e një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira, ato rreken se kujt të i bëjnë më shumë publicitet për të arritur kapital dhe këtu edhe mund të mos jetë faji i tyre sepse nga mos kushtet edhe ekonomia e dobët detyrohen të dalin nga roli i arbitrit dhe ta degradojnë gazetarin profesionale dhe lirin e shprehjes. Atributi kryesor i këtyre mediumeve të pakicave kombëtare në një shtet, duhet të jenë profesionalizmi dhe informimi objektiv. Të papranueshme do të ishin të gjitha animet etnike, politike dhe gjuhës së urrejtjes ndërnacionale. Respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, duhet të jenë një nga parimet themelore të këtyre mediumeve. Dallimet kulturore, fetare duhet të respektohen, por assesi nuk duhet të nxiten tensione ndëretnike, këtu futen dhe portalet informativë dhe rrjetet sociale në të cilat komente ka plot fyerje të llojeve të ndryshme njerëzore. Për realizimin e qëllimeve themelore informative, mediumet e pakicave kombëtare qoftë ato të shkruara apo elektronike duhet me patjetër të kenë këto orientime: aktualitete nga jeta politike ( por jo vetëm bardh), kulturore dhe publike të këtij rajoni; intervistat me personalitete të njohura në vend dhe jashtë tij, tema nga historia e këtyre komunave; studime gjuhësore; problemet e arsimit; mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut; temat nga çështjet fetare, ekologjike, shëndetësia; menaxhmenti, folklori etj; prezantimi i shkrimtarëve tradicionalë dhe krijuesit bashkëkohorë etj dhe jo të bëjnë vetëm gazetari protokollare siç ndodh rëndom në mediumet tona. Ajo çka është brengosëse në vendin tonë është edhe Plagjiatura. Kjo e fundit është  kur “Gazetari” abuzon me të drejtën e autorit nëse boton ose përpiqet të botojë punën e të tjerëve si të ishte e veta (plagjiatura) e cila ndodh shpesh në mediumet tona dhe portalet informative. Nga ana tjetër ndikimi i politikës në media dhe i grupeve të interesit është evident, por çështja tani është si të dilet nga kjo gjendje dhe gazetaret e Luginës duhet të jenë së paku të unifikuar mes tyre dhe ta ngrinim zërin për të drejtat e tona dhe për objektivitetin e raportimit plasuar në opinion dhe për këtë duhet një unitet ku ata të mbështeten. Hajdeni te organizohemi e të lëvizim në këtë drejtim! Liria e medieve, sipas raportit më të ri të organizatës “Freedom House”, në mbarë botën ka rënë vitin e kaluar në pikën më të ulët në disa dekada. Freedom House vëren në raportin vjetor të publikuar ditën e mërkurë (01.05) se Shqipëria ka kryer përparime për sa i përket lirisë së medies. Ajo renditet këtë radhë nëntë vende më afër lirisë së shtypit, duke u vendosur në pozicionin e 96-të nga 197 vendet, që përfshihen në listë. Vitin e kaluar Shqipëria ishte në vendin e 107. Ndërsa Kosova ka një rezultat jo të mirë në krahasim më vitin e kaluar me pozicionimin e saj në vend të 102, sepse ishte në vendin e 98-të. Mali i Zi dhe Serbia në të 74, Maqedonia zë vendin e 120-të, ndërsa vendi me pozicionimin më të mirë në rajon në gazetari është Sllovenia, në vendin e 40-të. Pakicat kombëtare në shtete ballkanike dhe më gjerë ndonëse paraqiten si lëkura e leopardit, ato përbëjnë një pasuri kulturore, ashtu ngjet edhe me mediumet e tyre, të cilat kontribuojnë në informimin dhe afirmimin e atyre që i kanë themeluar. P.S: Në Luginë të Preshevës janë katër Televizione, dy në Preshevë (Radio Televizioni Publik “Presheva” dhe TV “Aldi” Privat), dy në Bujanoc ( Radio Televizioni Publik “Bujanoci” dhe TV “Spektri”, Privat), Radio “Ema”, Revista shqiptare “Nacionali” si dhe rreth dhjetë portale informative. Nga shoqatat e gazetarëve “Asosaconi i Medieve të Pavarura të Luginës së Preshevës” dhe së shpejti do të hapet “Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës”. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Me shqiptarët në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration