Riza Halimi: Rezultat i jashtëzakonshëm i votuesve tanë (video)
Lokale

Riza Halimi: Rezultat i jashtëzakonshëm i votuesve tanë (video)

17.Mar.2014 12:52
0
Riza Halimi, ka qenë i vetmuar në rrugën e tij drejt Kuvendit serb.  Mbrëmjen e së dielës priste rezultatet e Partisë për Veprim Demokratik, por me sa duket shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë dhënë mbështetje edhe më të madhe dhe kanë bërë që kjo parti shqiptare të jetë ndër shtatë listat fituese në Serbi. "Pa marrë parasysh cfarë do të japë rezultati i fundit, ky është një rezultat jashtëzakonisht i mirë për listën tonë, për Partinë tonë, por mbi të gjitha është rezultat i jashtëzakonshëm i votuesve tanë, i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët edhe në kushte kur kishte ftesa për bojkot e kuptuan momentin vendimtar dhe shumë të ndjeshëm në të cilin gjendemi", tha Halimi, raporton TCH. Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan në një numër edhe më të madh dhe mundësitë e kanë të mëdha për të marr deputetin e dytë pas rënies së partive kombëtare që nuk kaluan pragun electoral prej pesë për qind. Pati shumë dilemma dhe dita qe e gjatë pasi partitë tjera refuzuan që të dalin me një qëndrim unik. Por, ajo që është konfirmuar në foltoret e Kuvendit serb do të ketë edhe shqiptar. /Titulli.com/
Të pashmangshme edhe zgjedhjet lokale?
Trupi Koordinues për Luginë hapë konkurs për studime në Novi Sad
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration