Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në Bujanoc më 1 korrik, 6155 vota shqiptare të mundshme?
Lokale

Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në Bujanoc më 1 korrik, 6155 vota shqiptare të mundshme?

29.Jun.2020 13:18
0

Të mërkurën më 1 korrik do të rivotohet për zgjedhje parlamentare në disa vendvotime në komunën e Bujanocit dhe dalja e votuesve nga kjo mundë të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të vota për listën e bashkuar shqiptare.

Rivotimi do të bëhet në 9 qendra të vendvotimit në territorin e komunës së Bujanocit të cilët në 5 vendvotimet shqiptare përfshinë afro 6155 qytetarë më të drejtë vote dhe 4 vendvotime me shumicë serbe, shkruan Titulli.com.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve lokale në vendvotimet shqiptare ku do të përsëritet votimi për zgjedhjet  parlamentare kishin votuar  rrethe 2700 votues.

Sipas rezultateve nga Komisioni Republikan Zgjedhorë prej 97,23 % të votave të përpunuara  lista shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ka fituar 3 mandate të deputetit në parlamentin e  Serbisë mirë kjo do të konfirmohet pas rivotimit më 1 korrik.

Akoma mbetet e paqartë se rezultati i rivotimit tek vendvotimet shqiptare në komunën e Bujanocit a do të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të listës së unifikuar shqiptare në Luginë në Preshevës, përcjellë Titulli.com.

Qendrat e vendvotimeve me numër 1 në Tërnoc (1304 votues të regjistruar), vendvotimi numër 10 shkolla fillore “Sami Frashëri” në Konçul (1499 votues të regjistruar), vendvotimi numër 15 në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Lluçan (1292 votues të regjistruar), vendvotimi numër 16 në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Dobrosin (933 votues të regjistruar), venvotimi numër 52 në shkollën fillore “Naim Frashëri”në Bujanoc (1127 votues të regjistruar) dhe 4 vendvotim tjera serbe dhe të përziera.

Bartës i  listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor ka qenë Shaip Kamberi dhe ka numrin 16../Titulli.com/

PVD: Shumica shqiptare në Bujanoc e pakontestueshme (letra)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration