titulli.com
Lokale

Rikthehet “JEHONA” !

08.Feb.2013 14:22
0
Pas një pauze disavjeçare, revista “Jehona”, nga Tërnoci - Komuna Bujanocit, përsëri do të gjendet në duart e lexuesve, me një fizionomi e dizajn të ri, me një cilësi përmbajtjesore, ashtu si dikur e freskët dhe e dashur për lexuesit e saj. “Jehona”, gjatë veprimtarisë së vetë informative,  pati ngecje të natyrave politike e financiare, por edhe kthesa pozitive në afirmimin e informimit shqip në këto hapësira, kryesisht në fushën e gazetarisë së shkruar. Sipas njoftimi të redaksisë kjo revistë është pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese. “Dikur, “Jehona”  gëzonte një prestigj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ishte e vetmja revistë shqip, e cila botohej në Shkup e Prishtinë dhe shpërndahej gjithë andej viseve shqiptare”, shkruan redaksia e kuaj reviste në gjuhën shqipe. Numër i ri i revistës “Jehona”, sjell tema nga më të ndryshmet shoqërore e politike, të cilat japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi midis njerëzve dhe vendeve, si dhe sjellin një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira. “Mos ngurroni ta merrni “Jehonën”, ajo është e Juaja!”, kështu porositë redaksia, revista e së cilës në duart e lexuesve do të gjendet më 11 shkurt./Titulli.com/ KORICA JEHONA
Medvegja kërkon hapjen e kufirit me Kosovën
Minimizim i tarifave për policat e sigurimit kufitar për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration