Reagon Sevdail Hyseni me "Pasqyra e marrive"
Vështrime

Reagon Sevdail Hyseni me "Pasqyra e marrive"

23.Dec.2013 13:45
0
Përkitazi me shkrimin tendencioz e qëllimkeq të pseudoautorit Nexhat Behluli, të publikuar në portalin “Titull”-i me titull “Behluli kërkon zbardhjen e harxhimeve pa mbulesë në RTB”,  e të cilit do t’i përgjigjemi me vargjet satirike të Ali Bagatellës, që mund ta lexoni kur të doni te www.jehonapress.com. Shkruan: Sevdail Hyseni sevdail hyseni Artikulli i Nexhat Behlulit, gjen mbështetje në kërkesat e tij drejtuar administratës komunale të Bujanocit, për sqarime rreth “harxhimeve pa mbulesë në RTV “Bujanoci”, në periudhën 2009-1012”. E para, Nexhat Behlulit, koordinator në Zyrën për Zhvillim Ekonomik e cila funksionon në kuadër të administratës lokale të Komunës së Bujanocit , nuk i takon të merret me këto procese ngase nuk është në natyrën e punës së tij, ndonëse shumë e brenë meraku për fatin e këtyre proceseve. E dyta Nexhat Behluli, para se të kërkoj ndihmën e pushtetit lokal për të hetuar se deri ku kanë mbërri proceset e një gjykimi politik, ai, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje publike, ka kërkuar ndihmën e SPB-së (Sekretariati i Punëve të Brendshme) dega në Buajnoc, për të përfunduar rasti në gjykatë. Së treti pa e thënë fjalën drejtësia serbe, Nexhat Behluli, ngrit afera mediale për ta ndihmuar një proces nga i cili nuk pritet ndonjë spektakël, ngase akuzat janë të pabaza, të paargumentuara dhe pa prova të mjaftueshme për të marrë ndonjë vendim dënues nga gjykata serbe.  Gjithmonë kësisoji kanë përfunduar aferat e Nexhat Behlulit, ashtu siç ka ndodhur edhe me aferën e dikurshme kundër revistës “Perspektiva”, por pa sukses. Përpjekjet e Nexhat Behlulit, për për t’i  zbardhur harxhimet pa mbulesë të RTV “Bujanoci” po hyjnë në vitin e dytë e ky farë “njeriu”, nuk është më në Këshillin Drejtues të kësaj ndërmarrjeve, e cila është liruar nga ky organ i panevojshëm. Po, Nexhat Behluli, mos të humbe energji për këto raste ngase ka kush të merret me to e ai, le të argëtohet me një të dhënë shumë të hidhur e të kobshme e cila qarkullon gjithnjë në popull se dikur para dhe gjatë luftës, me kamionët e tij ka bartur sende të “rëndësishme” në relacionin Kosovë-Serbi. Në ndërgjegjën e tij troket një ndjenjë e frikshme e cila e ndjek, hap pas hapi,  si hije e zezë e cila herdokurë do të përfundoj në ndonjë nga gjykatat ndërkombëtare si ajo e Tribunalit të Hagës, në të cilën do të kisha dëshmuar me kënaqësi. Nuk do të ulem të komentoj se për çfarë rasti bëhet fjalë, por përgjigjen e shkrimit të Nexhatit, do ta gjeni të përjetësuar në vargjet satirike të Ali Bagatellës,të cilat do ta ndjekin deri në pafundësi.
Behluli insiston në zbardhjen e dyshimeve për keqpërdorime në N. P. “RTB“
Behluli kërkon zbardhjen e harxhimeve pa mbulesë në RTB
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration