Reagon kryeministri Kurti për situatën në veri të Kosovës: Prandaj, diçka tjetër është në pyetje
Rajoni dhe Politika

Reagon kryeministri Kurti për situatën në veri të Kosovës: Prandaj, diçka tjetër është në pyetje

05.Nov.2022 18:19
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. 

Ai për këtë vendim fajëson Beogradin, për çka thotë se nisën kërcënimet që serbët të bënin rezistencë ndaj vendimit të Qeverisë për fletë qortimet. 

“Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje”, u shpreh ai.

Ai më tej ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq ka zhgënjyer amerikanët dhe BE-në, duke shtuar se me këtë veprim vërehet qartë afërsia e tij me Rusinë.

“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës”, shkroi ai ndër të tjera. 

Mediat ndërkombëtare raportojnë për braktisjen e institucioneve të Kosovës nga serbët (video)
Serbët në veri të Kosovës: Nuk duam tjetër shtet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration