Rama: Vuçiq i hapur ndaj  shqiptarëve  në Luginën e Preshevës
Lokale

Rama: Vuçiq i hapur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

28.Aug.2015 11:21
0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Serbia dhe Shqipëria janë në rrugën e duhur, duke e lavdëruar kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka thënë se kuptohet shumë mirë.

Në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Standard”, Rama ka thënë se incidenti i vitit të kaluar në ndeshjen futbollistike midis Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, është kthyer në diçka të mirë.

Përveç kësaj, Rama ka thënë se atë incidenti, ai së bashku me Vuçiqin e kanë kthyer në një “mundësi të jashtëzakonshme”.
“Në vend se të hapnim kapitujt e së kaluarës, unë dhe Vuçiq bëmë hapa drejt njëri-tjetrit dhe u takuam. Pastaj ai erdhi në Shqipëri. Nuk kemi më probleme dhe kuptohemi shumë mirë. Ai ka qenë shumë i hapur ndaj nevojave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”, ka thënë Rama për homologun serb Vuçiq.

Rama është shprehur optimist se Vuçiq do të bëj gjithçka që mundet për këtë regjion të banuar nga shqiptarët, të cilin ai ka thënë se nga një zonë e margjinalizuar po kthehet në nëj zonë ku bëhet jetë normale, vend ku shqiptarët ndihen si në shtëpi, dhe jo si të pushtuar.

“Asgjë nuk mund të ndryshojë për një ditë. Plagët e vjetra nuk mund të shërohen për pak kohë”, ka thënë Rama, duke shtuar se midis Beogradit dhe Prishtinës është arritur progres në përmirësimin e marrëdhënieve, dhe se marrëdhëniet Tiranë-Beograd janë në rrugën e duhur.

Duke folur për projektet rajonale, shkëmbimin e të rinjve, Rama ka thënë se duhen më shumë investime evropiane në Ballkan. Ai poashtu ka folur edhe për nevojën që të investohet në sistemin e edukimit në Shqipëri, si dhe problemin e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, ndërsa ka mbështetur planet gjermane për qetësimin e krizës me emigrantë.
Ndërsa, për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, Rama ka thënë se është esenciale që edhe BE-ja të tregojë entuziazëm të njëjtë sikurse ballkanasit.

“Çfarë kemi bërë ne, ka qenë historike. Njerëzit në të ardhmen do të ishte mirë t’ia hidhnin një sy të kaluarës. Tani është koha që të hapim një kapitull të ri, dhe për këtë ne kemi nevojë për ndihmën e Evropës që Bashkimin Evropian nuk e shohin si biznes, dhe se për këto ditë është derdhur gjak”, ka thënë Rama.

Azem Ahmeti, pishtari i arsimit të Preshevës
"Shoqëria civile në Bujanoc në gjendje të mjeruar, mungesë strategjie, fondesh..." (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration