Rama i kërkon Këshillit të Europës: Hapni rrugën të tërhiqni raportin e trafikut të organeve
Rajoni dhe Politika

Rama i kërkon Këshillit të Europës: Hapni rrugën të tërhiqni raportin e trafikut të organeve

18.May.2023 00:15
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kërkon Këshillit të Europës të hapin rrugën për të tërhequr raportin famëkeq të trafikut të organeve, i sponsorizuar nga Putin për të njollosur Shqipërinë dhe Kosovën dhe bërjen e një raporti të ri.

Në sesionin "Të bashkuar rreth Europës” në Samitin e liderëve të Këshillit të Europës që po mbahet sot në Rekjavik të Islandës Rama e nisi fjalimin e tij duke hequr një paralele mes Ukrainës dhe Kosovës, Presidentit Zelensky dhe Hashim Thaçit. 10 vite më parë ishte Rusia dhe Putin që sponsorizoi raportin që po mban padrejtësisht në burg Hashim Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së.

“Sot në këtë samit të KiE nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt  UÇK dhe Hashim Thaçit nisi saktësisht në KiE nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës ruse. Presidenti, gjykohet nga një gjykatë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike por e mbështetur nga një raport i 2011 të KiE që në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësuesit e Putinit. Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën si pikënisje e një fushate kriminale njollosjeje të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Rama tha se Asambleja e Këshillit të Europës duhet t'i hapë rrugë tërheqjes së këtij raporti me qëllim që të mos përsëriten gabime të tilla historike në të ardhmen.

"Kur dëgjova  propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Dombas mu duk sikur pashë presidentin Zelensky 10 vite më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi akuza absurde. Prandaj Asambleja e Këshillit të Europës ka detyrimin moral të korrigjojë çdo gabim, dhe në këtë rast duhet ti hapë rrugën tërheqjen mbrasht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e dyshuar të organeve nga UÇK.  Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot, do të ishte më keq sesa gabimi i rëndë që u bë 12 vite më parë kur shumë votuan me sy mbyllur atë raport të turpshëm” tha Rama.

Në tetorin e 2022 Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin zotit Marty paraqitur ne Këshillin e Evropës në vitin 2011, i cili përmbante akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Mbi këtë raport u themelua Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë ku prej 2 prillit vijon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli e Rexhep Selimil. Ata janë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbyllen disa shkolla në Beograd, raportime për vendosje bombash
Seancë dëgjimore për Luginën e Preshevës në Senatin Amerikan: Pakica shqiptare i nënshtrohet diskriminimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration