Rama: Diskutuam me Serbinë për abetaren e unifikuar tek shqiptarët Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq
Lokale

Rama: Diskutuam me Serbinë për abetaren e unifikuar tek shqiptarët

12.Sep.2022 14:01
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri me dije se ka diskutuar edhe me vendet e tjera të Ballkanit për të futur abetaren e unifikuar për pjesën e popullsisë shqiptare.

Nga Kongresi i Arsimit, Rama bëri me dije se Maqedonia e Veriut është parimisht dakord. Gjithashtu diskutime janë zhvilluar edhe me Malin e Zi e Serbinë.

“Maqedonia është parimisht gati për të futur abetaren. Kemi diskutuar me Malin e Zi edhe me Serbinë për pjesën e popullatës shqiptare. Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm, sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë, sot jemi si nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për t’u dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta. Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. I gjithë sistemi ishte i bazuar te politika, tesera e partisë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësimi i tyre, vendosja e figurës në qendër, e ka ndryshuar si ditën me natën situatën e mësuesve”, ka thënë Rama nga Kongresi i Arsimit.

Sot nisi viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar në Shqipëri. Rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës që në orët e para të mëngjesit.

Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë.

Marrëveshja për një abetare të përbashkët Shqipëri-Kosovë u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë, në një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që u mbajt në Elbasan, më 26 nëntor 2021./Titulli.com/

Çfarë do të ndodhë me monedhat e pasaportat britanike?
Murati thotë se çfarëdo zgjidhje që kërkohet për serbët në veri edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration