Rahovica kujdeset për paraardhësit, mirëmbajnë varrezat
Lokale

Rahovica kujdeset për paraardhësit, mirëmbajnë varrezat

24.Sep.2013 14:23
0
Bashkësia Lokale (BL) e Rahovicës me vetë iniciativë ka filluar rregullimin e varrezave të fshatit. Me iniciativë të udhëheqësve të BL të Rahovicës, imamit të xhamisë Adnan Aliu, si dhe banorëve të fshatit më të madh në komunën e Preshevës, të martën kanë filluar punimet në realizimin e projektit për rregullimin e varrezave të fshatit. Rahovice-1 Vebi Rexhepi nga BL e Rahovicës falënderon pushtetin lokal të Preshevës për mjetet e ndara në realizimin e këtij projekti. Ai bënë të ditur se me gjithsej 420.000 dinarë që janë ndarë nga buxheti komunës së Preshevës do të rregullohet rruga në varreza, ndriçimi, ndërtimi i shatërvanit, si dhe gjelbërimi përskaj rrugicës, raporton Titulli. Rahovice-2 Imami njërës nga tri xhamit e Rahovicës Adnan Aliu, ka thënë se ne si myslimanë duhet të jemi shembuj për besimet tjera fetare se si duhen të mirëmbahen varrezat. Imami Aliu ndjehet i kënaqur se si i sheh banorët e fshatit Rahovicë pa dallim moshe të përkushtuar ndaj punës për t’i rregulluar varrezat./Titulli.com/
Vatra: Kërcënohet me armë shqiptari i Malësisë së Bujanocit
Isufi: Mbështetje të pakët nga institucionet lokale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration