Lokale
Qytetarët e Luginës “përshëndesin” taksën e Maqedonisë ndaj Kosovës
Vendosja e taksës në të holla për qytetarët e Republikës së Kosovës për të hyrë në Republikën e Maqedonisë ka marrë të paktën "përkrahjen" e qytetarëve të Luginës.
Vendosja e kësaj takse me një vlerë prej 10 euro për makinë dhe pesë euro për qytetarin kosovar që dëshiron të hyjë në Maqedoni, në Luginë ka nxitur një sërë debatesh, si në rrugë e kafiteri njashtu edhe në rrjetet sociale.
Pothuajse të gjithë që kanë ndëgjuar për taksën e vendosur, janë “gëzuar”.
“O po mirë ja kishin bo”, thotë A.S. nga Bujanoci duke biseduar me shokun e tij po ashtu nga ky qytet i banuar me shumicë shqiptare, raporton Titulli.
Shqiptarët e Luginës taksën e “përkrahin” nga inati pasi të njëjtit e paguajnë një taksë të ngjashme për të hyrë në Republikën e Kosovës, edhe pse më parë Kuvendi i shtetit më të ri aprovoi një Rezolutë për Luginën e cila duhej të pezullonte taksën për policë sigurimi, e cila ende nuk ka gjet zbatim.
“Nëse Kosovarët e fajësojnë Gruevskin për plaçkitje, atëherë ne Shqiptarët e Luginës kënd duhet ta fajësojmë qe dy vjet”, shkruan në profilin e tij në facebook N.T. nga komuna e Bujanocit.
“Sipas Ministreshës Kusari, Kosovarëve i'u paska cenu e drejta e lëvizjes qytetarëve të vetë, po për neve Shqiptarëve të Luginës çka l***i është që dy vjet”, vazhdon i nevrikosur qytetari shqiptar i Luginës.
Reagime pati edhe nga këshilltarët e Kuvendeve Komunale në Preshevë e Bujanoc, të cilët edhe pse nuk deshën ta bëjnë publike identitetin, u shprehën se kjo taksë e re nuk është e mirë.
Mirëpo, njëashtu e vlerësuar si një përvojë për vet kosovarët që të ia dinë më mirë shqiptarëve të Luginës se si është të paguash për të hyrë në një shtet fqinjë, e aq më shumë kur drejtohet nga shqiptarët.
Vlen theksuar se, ngjashëm si po detyrohen qytetarët e Kosovës të paguajnë për të hyrë në Maqedoni, edhe shqiptarët e Luginës që dy vite paguajnë policën e sigurimit për makina me vlerë prej 20 eurove për 7 ditë qëndrim në Kosovë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!