titulli.com
Lokale

Qazimi: Të bashkuar jemi më të fortë (video)

24.May.2012 18:41
0
“Gjendemi në vendin ku dha jetë, ku ra dëshmorë për të mos vdekur kurrë Komandant Lleshi, Ridvan Qazimi”, kështu u nisë manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, raporton Titulli. Marshimi filloj nga stadiumi i fshatit Tërnoc, duke vazhduar rrugën deri te vendi i rënies së Komandantit Legjendarë (Gurët e Buajëve). Para një numri të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, u ngrit edhe flamuri kombëtar, me ç’rast fjalën e mori edhe kryetari i B.L. të Tërnocit, Agim Haliti, i cili tha se me këtë vërtetë dëshmojmë një përkushtim, nderë dhe respekt ndaj veprës së Komandant Lleshit. “Ne me pjesëmarrjen tuaj dhe me këtë vendim që kemi marrë bashkësia lokale është që të marshojmë deri tek vendi i rënies së Komandant Lleshit, vërtet dëshmojmë një përkushtim, nderë e respekt ndaj veprës së Komandantit dhe UÇPMB-së. Këtë traditë do ta vazhdojmë. Këtë vit e ngritëm edhe flamurin dhe po mundohemi çdo vit që këtë vend ta pastrojmë dhe ta shndërrojmë në një park”, ka thënë Haliti. Ndërsa, kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi tha se vepra dhe puna e Komandant Lleshit tregon se ai ka qenë i madh. “Njerëzit që vdesin për çlirimin e një kombi pa dyshim janë dëshmorët. Dhe fjalët sigurisht janë të pakta që ne të flasim për dëshmorin tonë, për komandantin tonë, Komandant Lleshin. Vet vepra e tij, dhe puna e tij që bëri për ne tregon se sa i madh është Komandanti”, tha Isufi. Babai i Komandant Lleshit, Haxhi Hyseni i falënderoj të gjithë duke dhënë një mesazh, se të bashkuar jemi më të fortë. “Ju falënderoj prej zemrës që nuk e harroni këtë ditë dhe dilni së bashku e gjithë struktura politike që janë. Unë jam optimist se në të ardhmen të jemi më të bashkuar për hirë të Kombit dhe për hirë të Komandantit”, tha plaku. Për manifestimin e “Ditëve të Komandant Lleshit” ishte organizuar edhe një ndeshje miqësore në mes të K.F. Tërnoci dhe K.F.Bashkimi nga Kumanova. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 5:3 në favor të Tërnocit. Ridvan Qazimi, lindi më 4 prill 1964 në Tërnoc. Ai njihej si njeri  i dashur, humanitar dhe sportdashës. Ridvan Qazimi, Komandant Lleshi është një ndër themeluesit të UÇPMB-së dhe ishte njëri prej të parëve që doli në UÇK të Kosovës. Komandant Lleshi ra heroikisht më vitin 2001, te vendi i quajtur Gurët e Buajve. Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë sot me një orë letrare, kurse nesër me fillim në orën 15h do të mbahet tubimi qendrorë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ndërsa në orën 17h do të përfundojë me homazhe në varrin e Komandant Lleshit./Titulli.com/ http://www.youtube.com/watch?v=9pof70vQjEY http://www.youtube.com/watch?v=mT9o8gQk9O4
Ekskluzive: Cilat poste në Preshevë i takojn PDSH-së dhe cilat RD-së ?
Shqiptarët e Preshevës në rigjykim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration