Për 10 vite  pakësohen 7600 nxënës në rrethin e Pçinjës, rënia godet edhe shqiptarët e Luginës
Lokale

Për 10 vite pakësohen 7600 nxënës në rrethin e Pçinjës, rënia godet edhe shqiptarët e Luginës

15.Apr.2015 20:17
0
Numri i nxënësve të cilët shkojnë në shkollat fillore në rrethin e Pçinjës është zvogëluar për 1.000 duke u bazuar në vitin e ardhshëm, ndërsa për 7.612 nxënës më pak bazuar në vitin 2003/2004, tregojnë të dhënat nga Administrata Shkollore e Leskocit në Vrajë.

Shkollën fillore në rrethin e Pçinjës, në vitin shkollor 2003/2004, e kanë ndjekur 26.918 nxënës, ndërsa këtë vit shkollor ky numër arrin 19.306 nxënës, shkruan okradio.

Këshilltari i arsimit Jovica Stevanoviq ka deklaruar se numri i vazhdueshëm i nxënësve, zakonisht në mjediset rurale, ka çuar në atë që në rrethin e Pçinjës të ketë më shumë 90 paralele është me një ose dy nxënës.

Rrethin e Pçinjës e përbëjnë shatët komuna Vranja, VladiqinHan, Bosilegrad, Surdulica, Tërgovishta dhe komunat të banuar me shumicë shqiptare Bujanoc e Preshevë të cilat në tërësi përbëjnë një territor prej 3.520 m2  me 243.529 banorë.

„Në hapësirat e rrethit të Pçinjës kemi 44 paralele të shpërndara të shkollave fillore me vetëm nga një nxënës, si dhe 50 paralele në të cilat ka gjithsej nga dy nxënës. Territori ynë është me numrin më të madh të kësisoj paraleleve në Serbi“, ka thënë Stevanoviq./Titulli.com/

Preshevë: Ministrja Boshkoviq premton mbështetje për bujqësinë dhe inspektor të ushqimit
Baza "Jug" në Bujanoc përgatit forca paqeruajtëse për Liban
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration