Pyetje ministritë: Pse pak policë shqiptarë punësohen në Luginë?
Lokale

Pyetje ministritë: Pse pak policë shqiptarë punësohen në Luginë?

17.Jul.2014 20:03
0
Deputeti nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi në pjesën e seancës parlamentare e rezervuar për pyetjet e tyre iu ka drejtuar sot me disa pyetje Ministritë të Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Deputeti Halimi me këtë rast ka pyetur se kur MPB do të sigurojë pjesëmarrjen adekuate të shqiptarëve në policinë lokale në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë si dhe në policinë kufitare.

“Në Preshevë e cila ka 90 për qind popullsi shqiptare, në policinë lokale shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 55 për qind”, ka theksuar Halimi duke vlerësuar se pjesëmarrja e shqiptarëve në policinë kufitare është simbolike, transmeton Tanjug.

Riza Halimi ka nënvizuar se konkursi për pranim të kuadrit policor është i atillë që nuk mund ta kalojnë as shqiptarët të cilët kanë arsim të lartë./Titulli.com/

Liderët politikë e fetar të Luginës në Iftarin e ambasadës së Amerikës
Fillon meremetimi i tërësishëm i xhamisë së Kapitit në Medvegjë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration