Pse u ndalua shfaqja e filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, kush lajmëroi policinë?
Lokale

Pse u ndalua shfaqja e filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, kush lajmëroi policinë?

13.Jun.2023 08:46
0

Nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kanë reaguar pasi një person anonim ka raportuar në policinë e Bujanocit se Shtëpia e Kulturës së Bujanocit po planifikon “shfaqje publike të filmave të shkurtër... për të cilët ka baza dyshimi se ata mbrojnë, nxisin diskriminimin, urrejtjen për shkak të përkatësisë ose mospërkatësisë së një race, feje, grupi të caktuar etnik”.

Prokuroria, sipas përgjigjes me shkrim, i ka verifikuar këto pretendime më 9 qershor duke “mbledhur informacione nga qytetarët dhe mbi të gjitha nga drejtori i institucionit ku ishte caktuar shfaqja publike”.

“Pra, drejtori Jetmir Ismaili është ftuar vetëm në cilësinë e qytetarit dhe në atë cilësi është bërë një shënim zyrtar për njoftimin e marrë. Po ashtu, në të njëjtën cilësi, edhe Gani Veseli, producent i filmave, ka dhënë informacionin e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.

Nga ky institucion shtojnë se Ismaili dhe Veseli po atë ditë janë larguar nga objekti i stacionit policor në Bujanoc, pa zbatimin e ndonjë mase ndaj tyre.

Në këtë institucion theksojnë se Ligji për kinematografinë (i Serbisë) ndalon tregtimin dhe shfaqjen publike të veprave kinematografike që nxisin diskriminimin dhe përhapin urrejtje kombëtare, racore dhe fetare dhe propagandojnë përmbajtje që mund të dëmtojnë zhvillimin moral, fizik dhe mendor të të miturve.

“Për të verifikuar nëse filmat, për të cilët bëhet fjalë, mund të shfaqen pa ndonjë dëm për kategori të caktuara personash, i jemi drejtuar Ministrisë së Kulturës së Republikës së Serbisë për të kryer një inspektim”, theksojnë nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.

Filmat nuk do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc deri në vendimin përfundimtar të institucioneve të Serbisë, thotë për REL-in drejtori i këtij institucioni kulturor, Jetmir Ismaili.

Ai thekson se Shtëpia e Kulturës në Bujanoc jep shfaqje dhe filma të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe serbe dhe se shfaqja e këtyre filmave nuk do të paraqiste ndonjë problem apo shkelje të ligjit.

“Në polici më kanë pyetur vetëm për përmbajtjen filmave. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ne do të vazhdojmë të shfaqim filma dhe organizojmë ngjarje tjera, me mundësitë tona”, thotë Ismaili.

Nga Ministria e Kulturës e Serbisë deklaruan shkurtimisht për REL-in se nuk kanë njohuri për këtë temë “dhe diçka e tillë as që ekziston në Ministrinë e Kulturës”.

Arifi: Asnjë qeveri nuk po i ndihmon shqiptarët e Luginës së Preshevës
Bukoshi: Veriu mund të kthehet në protektorat të OKB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration