Prezantohet në Bujanoc ekspozita personale e fotografit nga Kamenica Arian Mavriqi (foto)
Lokale

Prezantohet në Bujanoc ekspozita personale e fotografit nga Kamenica Arian Mavriqi (foto)

17.May.2021 20:24
0

Në sheshin e qytetit në  Bujanoc është zhvilluar ekspozita personale e fotografistit nga Kamenica Arian Mavriqi.

Ai u prit nga i pari i komunës në kabinetin e tij dhe më pas së bashku hapën ekspozitën me fotografi.
 
Qëllimi i kësaj ekspozite është promovimi i vlerave tona nëpërmjet artit të fotografisë, duke veçuar fotografitë e pasurive tona arkeologjike, të natyrës dhe ato të faunës. Një ekspozitë e tillë synohet të bëhet traditë në trojet tona", shkruhet në tekstin e publikuar në profilin e komunës së Bujanocit në Facebook.
 
Ekspozita është realizuar me iniciativën e koordinatorit për kulturë Nevzad Luftiut dhe Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
 
"Sot falë punës dhe vullnetit të madh, është bërë një nga fotografët më të shquar shqiptar, madje është në rrugën e duhur për t'u bërë "Nderi Kombit".
Uroj që shembullin e Arianit ta ndjekin të rinjtë e vendit tonë", ka shkruar Nevzad Lutfiu.
 
 
 
  
 
 
 
 
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration