Preshevë: Nisen haxhilerët e Luginës për në Haxh (video)
Lokale

Preshevë: Nisen haxhilerët e Luginës për në Haxh (video)

06.Sep.2015 16:55
0
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), njofton opinionin me lajmin e mirë se sot hanxhinjtë e Luginës së Preshevës, morën rrugën e Haxhit për Qabe.

BIPBM-ja, në bashkëpunim me kompaninë “Mimoza”, nga Presheva, arritën me një angazhim maksimal të sigurojnë të gjitha kushtet për haxhilerët, të cilët me gëzim po marrin rrugën për  në Haxh, për të përmbushur kushtin e pestë të Islamit.

Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, me këtë rast dha një mesazh urimi, duke u dëshiruar haxhilerëve rrugë të mbarë, shëndet e sukses në misionin e Haxhit, ndërsa të afërmve të tyre gjithë te mirat për festën e Kurban Bajramit.

Gjithashtu, në mesazhin e tij, Myftiu Saqipi, i siguron qytetarët e Luginës, se në të ardhmen ata nuk do të përballen si dikur me vështirësi teknike rreth sigurimit të vizave dhe dokumenteve të tjera përcjellëse për një rrugëtim të mbarë dhe të suksesshëm në Arabinë Saudite, përkatësisht në Meke, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së. 

VIDEO:

Leme Xhema është e lirë, lënda e saj është vjetëruar!
Kamberi: Serbia po ua mohon shqiptarëve të drejtat kushtetuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration