Preshevë: Aktivisti për të drejtat e njeriut, Enkel Rexhepi në shënjestër të policisë lokale!
Lokale

Preshevë: Aktivisti për të drejtat e njeriut, Enkel Rexhepi në shënjestër të policisë lokale!

17.Sep.2016 18:15
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut e dënon arrestimin arbitrar dhe mbajtjen e përkohshme në stacionin policor të aktivistit të saj, Enkel Rexhepi nga ana e pjesëtarëve të Stacionit Policor të Preshevës, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikë së Serbisë.

'Të premtën më 16 shtator 2016, rreth orës 13.00, Enkel Rexhepi është privuar përkohësisht nga liria në Mënyrë arbitrare dhe është dërguar në stacionin policor të Preshevës nga ana e dy pjesëtarëve lokalë policorë, përderisa ishte duke e zhvilluar një aksion rrugor në qendër të qytetit, përballë Kuvendit Komunal të Preshevës, në kuadër të projektit të ligjshëm të cilin e jetëson Këshilli për të Drejtat e Njeriut, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme Zvicerane", thuhet në kumtesën EKDNJ-së.

Me këtë rast, Enkel Rexhepit i është dhënë ftesa zyrtare për paraqitje në polici për “grumbullimin e informatave” vetëm pasi është dërguar në Stacionin Policor të Preshevës.

Sipas Këshilli për të Drejtat e Njeriut  në Preshevë, Enkel Rexhepi është privuar përkohësisht nga liria dhe detyruar të paraqitet në Stacionin Policor për siç i është thënë gojarisht “ekspozimin publik të flamurit shqiptar”, përderisa gjatë aksionit përkatës rrugor, aktivisti i Këshillit për të Drejtat e Njeriut madje nuk e kishte ekspozuar flamurin kombëtar shqiptar të ndaluar ligjërisht në Serbi sipas profilit zyrtar të tij, por gjenezën historike të flamujve shqiptar nëpër kohë si shënjim performues artistik. Ekspozita të tilla, edhe më ilustruese, janë organizuar edhe më parë në komunën e Preshevës.

Sikurse në rastin e aksioneve parapake rrugore të Këshillit për të Drejtat e Njeriut lidhur me këtë projekt, qytetarët ishin të ftuar t’i shkruajnë Ministrisë përgjegjëse së Qeverisë së Republikës së Serbisë lidhur me qëndrimet e tyre për një temë të caktuar, në këtë rast, për (mos)zgjidhjen e çështjes së simboleve kombëtare të shqiptarëve lokalë, si përgjegjësi e paraparë me “Planin Shtatëpikësh” për këtë rajon, të pranuar zyrtarisht nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë.

KDNJ njofton se procedura zyrtare e zhvilluar të premtën më 16 shtator 2016, nga ana e përgjegjësve të Stacionit Policor të Preshevës, reflekton edhe më shumë motivet e saj dyshuese, kur merret gjithashtu parasysh se në legjislacionin shtetëror, “vendosja e simboleve të shtetit tjetër”kualifikohet si kundërvajtje dhe jo si vepër penale. E aq më tepër, që pjesëtarët e stacionit policor të Preshevës nuk i kanë kthyer pllakatet e konfiskuara artistike me flamujt historik shqiptarë, transmeton Titulli.com.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut vlerëson se mbetet më se shqetësues vazhdimi i metodave të tilla të veprimit nga ana e organeve të sigurisë, të cilat vazhdon të mos i kursejnë as veprimtarët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, si organizatë që merret me monitorimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave, e cila në historikun e saj ka njohur jo pak raste të keqtrajtimit, të shantazhimit dhe të presionit ndaj aktivistëve të saj.


"Këto metoda që shteti i zbaton përmes policisë shpërfaqin më së miri mungesën e transformimit të sektorit të sigurisë në përgjithësi dhe vazhdimin e pranisë së politikave shtetërore që duan të shuajnë dhunshëm dhe të relativizojnë çdo iniciativë të sensibilizimit të pozitës së rëndë të të drejtave të njeriut në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, tanimë edhe kur kanë karakteristika kulturore dhe artistike", cilëson kumtesa e KDNJ-së në Preshevë.

Me kërë rast Këshilli për të Drejtat e Njeriut kërkon nga organet shtetërore që në vend të politikave të presionit, të shantazhit dhe të frikësimit të qytetarëve, të orientohen në zgjidhjen e problemeve jetike politike dhe shoqërore të rajonit, përfshirë edhe atë të zgjidhjes të çështjes së simboleve kombëtare për shqiptarët në Serbi, si e drejtë të garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

KDNJ fton gjithashtu instancat dhe organizatat monitoruese në Serbi që t’i marrin më seriozisht veprimet e organeve shtetërore të sigurisë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Titulli.com/

Faton Xhemaili nga Bilaçi, zyrtarisht në ekipin gjerman të futbollit
Kamberi: Serbia po reagon dhunshëm ndaj shqiptarëve të Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration