Presheva zgjodhi për kryetar Shqiprim Arifin dhe zëvendës/kryetar Xhelal Mehmeti, të dytë nga diaspora
Lokale

Presheva zgjodhi për kryetar Shqiprim Arifin dhe zëvendës/kryetar Xhelal Mehmeti, të dytë nga diaspora

27.May.2016 18:00
0
Këshilltarët e kuvendit komunal të Preshevës kanë zgjedhur për kryetar të komunës së Preshevës Shqiprim Arifin dhe zëvendës/kryetar Xhelal Memetin, shkruan Titulli.com

Të porsazgejdhurit kanë falënderuar për përkrahjen që ja dhënë njerëzve të diasporës.

Shqiprim Arifi ftoi ndërkombëtarët për bashkëpunim për të mirën e Preshevës.

“Do të jem kryetarë i të gjithëve dhe në shërbim të qytetarëve. Nuk do të ndihem i priviligjuar për postin e marur sepse nuk do të tentoj të jem sundues i popullatës por vetëm në shërbim të popullatës. Zhvillimi ekonomik do të jetë sfera kryesore që do të ndjekim në 4 vitet e ardhshme. Gjithashtu kemi një përbërje më demokratike, kemi tre zonja të sukseshme në kuvend dhe kjo është për tu gëzuar e do ta kemi efektin e duhur”, deklaroi Arifi kryetar i zgjedhur i komunës së Preshevës, raporton Titulli.com.

Edhe Xhelal Mehmeti, zëvendës/kryetar i komunës falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Urime gjithëve. E bërëm një shpëtim dhe kërkojë një bashkëpunim nga të gjithë. Nuk kena ardhë me zënë një pozicion por kena ardhë me punue”, është shprehur Memeti.

Kryetar i Komunës së Preshevës është zgjedhur me 21 vota pro,

Shqiprim Arifi vjen nga fshati Tërrnavë ndërsa Xhelal Mehmeti nga fshati Miratoc të cilët për kohë të gjatë kanë jetuar dhe njëri vazhdonë të jetojë në diasporë.

Të zgjedhurit për drejtimin e komunës së Preshevës për 4 vitet e ardhshme kanë dhënë shpresa tek qytetarës se do të ndihmojnë zhvilimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës./Titulli.com/

Konstituohet Kuvendi Komunal në Preshevë (foto)
Arifi: Do ta takoja Vuçiqin, por nuk i jap mirënjohje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration