Politika shqiptare në Preshevë dakordohet për zgjedhjet parlamentare, vazhdon procesi (video)
Lokale

Politika shqiptare në Preshevë dakordohet për zgjedhjet parlamentare, vazhdon procesi (video)

19.May.2020 13:07
0

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevë nënshkrues të marrëveshjes për pjesëmarrje me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare janë akorduar për fillimin e procesit të grumbullimit të nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 qershor.

Kjo marrëveshje është arritur me ndihëm e ambasadorit të republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka i  cili nga dita e djeshme është duke qëndruar në Preshevë për të finalizuar punën e nisur në Tiranë .

Ambasadori Ilir Boçka ka falënderuar partnerët në realizimin e këtij hapi të rëndësishëm në bashkimin e energjive të votuesit shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në parlament, shkruan Titulli.com.

Subjektet politike kanë nominuar kandidatët e tyre për deputet dhe tani procesi pritet të fillojë brenda javës ndërsa lista do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Kjo listë e përbashkët do të ketë 12 kandidatë për deputet edhe atë me këtë renditje PVD – propozon kandidatët me numër rendor 1, 7 dhe 11 (numri 7 do të jetë nga gjinia femërore), APN propozon kandidatët me numër rendor 2, 8 dhe 12 (numri rendor 8 do të duhet të jetë kandidate femër), PD propozon kandidatët me numër rendor 3 dhe 6 (e treta në listën e kandidatëve do të jetë femër), LPD do të ketë radhitjen e kandidatit për deputet me numër 4 ndërsa me numër 9 nga LPD do të jetë kandidate femër dhe GQ- LRPDSH në bazë të marrëveshjes do të ketë kandidatët me numrin rendor 5 dhe 12 (ku e pesta duhet të jetë kandidate femër).

Këto subjekte pjesëmarrëse PVD, APN, PD, LPD dhe GQ-LRPDSH janë marrë vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive financiare ndërsa në konferencë për gazetarë u shprehën se synojnë 3 deputet në parlamentin e Serbisë.

Në Tiranë më 16 janar të vitit 2020 mes subjekteve politike në Luginë të Preshevës dhe me mbështetje të ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është nënshkruar marrëveshja për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë./Titulli.com/

Fotografia në ballinë e marrë nga M.P komuna e Preshevës

Donacioni “Autoambulanca” për komunën e Bujanocit a do të mbajë logon e Kosovës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration