Politika (nët) e Luginës dhe "Meselaja e Qershive"
Lokale

Politika (nët) e Luginës dhe "Meselaja e Qershive"

09.Oct.2014 14:19
0

Politika dhe politikanët e shqiptarve të Luginës së Preshevës në historinë e veprimit të pavarur politik në pluralizmin e vendosur në këto troje para një çerekshekulli i ngjanin "meselesë së qershive". Disa prej tyre, fillimisht shpallnin "tradhëti" opsionet e caktuara, pastaj vazhdimisht ktheheshin dhe i shpallnin të njejtat gjëra si "patriotizëm". Sihariqi i fundit është pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet për KNSH, edhepse tani kompetencat e tij janë përgjysmuar e gjymtuar skajshmërisht me vendimet antishqiptare të Gjykatës Kushtetuese dhe Qeverisë së Serbisë.

 Shkruan: Nehat Hyseni; 
 
Diku(r) paskan jetuar disa fëmijë lazdranë. Ata kishin qenë shumë të dashur për mjedisin me "heroizmat" e tyre, meqë e zbavitnin popullin me të (pa) bëmat, që nuk kishin fund. Kështu, ata për ta thyer monotoninë dhe për ta kënaqur popullin, me akrobacione plotë naze hypnin në pemët e kopshtit me  qershi dhe në fund, nuk bënin mundimin që të vjelin ndonjë kokërr, por bënin "spektakël" duke i urinuar të gjitha frutat! Duartrokitjet frenetike të masave të dëfryera popullore i shpërblenin pa kursim! Kështu, ata e zbavitnin popullin dhe fitonin simpatinë e tij.  Madje adhuroheshin për veprimet e tyre. Duke parë sa pëlqeheshin këto veprime dhe të (pa) bëmat e tyre, ata nxiteshin edhe më tepër në këto veprime, duke i përsëritur e "përsosur" vazhdimisht.
Por, dreq o punë, meqë josheshin nga oreksi dhe i merrte uria për t'a shijuar ëmbëlsinë e qershive, ata si gurmanë të mëdhenjë që ishin, ktheheshin dhe "analizonin" veç e veç secilën kokërr të qershive që  i kishin fëlliqur duke i urinuar dhe "konstatonin" se "nuk janë të ndotura". Kështu, ata i hanin me radhë, një nga një të gjitha qershitë, deri tek kokrra e fundit, duke bërtitur me sa zë që kishin, për t'i dëgjuar populli, por dhe për ta bindur veten se çdo gjë ishte "në rregull"!
 
Politika(nët) e Luginës
 
Në vitet 90-ta të sheklit XX, siç e dijmë, u rrënua sistemi (komunist) njëpartiak në Europën lindore me rrënimin e ish Bashkimit Sovjetik, që njëkohësisht ishte perandori pansllaviste, që kishte sunduar me dorë të hekurtë dhe kishte shkelur rëndë 45 vjet me çizmen e soldateskës sllavokomuniste edhe Shqipërinë dhe Europën Juglindore. 
Ky rrënim pati efekt "domino" në të gjitha vendet socialiste, duke u zëvendësuar sistemi njëpartiak (monist) me sistemin shumëpartiak (pluralist) edhe në ish Jugosllavi, pjesë e të cilës ishte edhe Kosova.
Ndërkaq, në Kosovë u formua më 23 dhjetor 1989 partia e parë postkomuniste, Lidhja Demokratike e Kosovës, me Dr. Ibrahim Rugovën në krye. Kështu, në  Mal të Zi u formua Lidhja Demokratike e Shqiptarve të Malit të Zi, në Kroaci LD e Shqiptarve në Kroaci, kurse në Maqedoni u formua Partia për Prosperitet Demokratik, me Nevzad Halilin kryetar, si dhe në Luginën e Preshevës i formua Partia për Veprim Demokratik, me Riza Halimin kryetar dhe Shoqata e Pavarur Demokratike, me Ali Ahmedin kryetar, e cila pas disa muajve u shndërrua në Parti Demokratike Shqiptare.
Duhet theksuar se me organizimin e pavarur politik të shqiptar e të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, qendra e vendosjes politike e deriatëherëshme, Leskovci dhe Vranja, u zëvendësuan me Preshevën, si qendër e organizimit dhe veprimit politik të shqiptarve në Serbi.
 
Polarizimi ekstrem
 
Karakteristikë e fillimit të veprimit të pavarur politik të shqiptarve në Serbi, qysh nga ditët e para, për çudinë e të gjithëve, ishte polarizimi politik midis dy partive të para politike të shqiptarve të Luginës, PVD-së, e cila kishte degët e sajë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Diasporë, kurse PDSH vetëm në Preshevë. 
Prandaj, Presheva ishte shndërruar në arenë politike qysh në dhjetor të vitit 1999 me rastin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e para parlamentare të lira dhe pluraliste në Serbi, meqë PVD kishte vendosur të merr pjesë në ato zgjedhje, me motivacionin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarve, kurse PDSH ishte deklaruar kundër, me arsyetimin se nuk donte që të "mbetemi nën Serbi"! 
Madje, gjatë fushatës kundër atyre zgjedhjeve, PDSH e vlerësoi aktin e daljes në ato zgjedhje si "tradhëti kombëtare"!
 
Uniteti i përkohshëm
 
Ndërkaq, më 31 mars të vitit 1991 këto partia e organizuan dhe udhëhoqën me sukses bojkotimin e Regjistrimit të popullsisë në Serbi, meqë nuk ishin plotësuar standardet europiane për këtë.
Kurse, më 1 dhe 2 mars 1992, uniteti politik i shqiptarve të Luginës arriti nivelin më të lartë me organizimin e suksesshëm të Referendumit për "Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje Kosovës".  
 
Menjëherë pas Referendumit, në maj 1992 u mbajtën Zgjedhjet e para lokale, të cilat u bojkotuan në Preshevë nga PDSH, me të njejtin arsyetim si edhe për zgjedhjet e para parlamentare në dhjetor të vitit 1990, se "nuk e pranojnë Serbinë" dhe se ata janë "për bashkëngjitje me Kosovën".
Mirëpo, në nëntor të të njejtit vit, 1992, u organizuan zgjedhjet e jashtëzakonëshme lokale, për habinë e të gjithëve, PDSH vendosj të merr pjesë në ato zgjedhje dhe në të gjitha zgjedhjet e tjera lokale, pa asnjë përjashtim, deri më sot! 
 
Si duket, PDSH e "harroi" arsyetimin e dikurshëm këmbëngulës se nuk "dojmë të mbetemi nën Serbi"!
 
Habia tjetër e radhës erdhi edhe në nëntorin e vitit 1993, kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare në Serbi, meqë PDSH vendosi të merrte pjesë në ato zgjedhje, me kandisatin Tahir Dalipi, duke "harruar" sërish sqarimin ndan popullit se, vallë, çfadë kishte ndodhur që shkaktoi këtë "sallto mortale", pra kthesë radikale nga "patriotizmi radikal" i deridjeshëm të saj?!
 
Gara e paskrupulltë për pushtet
 
Prej asaj kohe, gara për pushtet lokal në Preshevë ishte aq e paskrupulltë, sa që nuk mund të përshkruhet. "Patriotët" e dikurshëm, që nuk e pranonin Serbinë, i harruan të gjithat dhe u bënë pushtetarë të zellshëm dhe shumë ambiciozë në garën e tyre të vrullëshme, herë-herë të paskrulltë për pasurim marramendës nga politika, "patriotizmi" e pushteti.
Historia e mëvonëshme e politikës "alla Preshevarçe" do të karakterizohet në këtë frymë. 
Por, për habinë e të gjithëve, ky "patriotizëm" ngriti kokë vite me radhë, duke kundërshtuar pa kursyer, me çdo mjet që kishin në dispozicion formimin e një institucioni të përbashkët të shqiptarve në Serbi, që do të merrej me të drejtat dhe liritë e shqiptarve si pakicë kombëtare në Serbi. 
Edhepse Këshillat nacionale  të hungarezëve në Vojvodinë, të boshnjakëve ( muslimanëve) në Sanxhak, etj. u formuan aysh në vitin 2002, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk arritën ta bëjnë këtë para vitit 2010.
Në zgjedhjet e lira për Këshillin Nacional të Shqiptarve që u mbajtën më 6 qershor 2010, morën pjesë vetëm PVD dhe UDSH. 
Kurse, PDSH me partitë satelite i bojkotoi ato zgjedhje dhe organizoi fushatë të tërbuar kundër formimit të KNSH-së, meqë e përsëriti refrenin e vjetër, se "dojmë bashkim me Kosovën dhe të mos mbetemi në Serbi". 
 
Por, edhe përkundrejtë anti-fushatës së tyre, dalja e popullit në këto zgjedhje ishte masovike, madje tejkaloi të gjitha zgjedhjet lokale, me daljen prej 56,77%!
 
Kurse tani, në zgjedhjet për KNSH të 26 tetorit 2014, kanë vendosur të marrin pjesë PDSH, RD, PD, BDL dhe LPD, madje kanë krijuar koalicionin "sui generis", me dy lista, duke krijuar bllokun e përbashkët kundër PVD-së dhe UDSH-së.
 
Me këtë veprim, shihet shumë qartë, në mënyrë eksplicite, se  PDSH dhe partitë tjera nuk e kishin asnjëherë bojkotin e mëparshëm për arsye patriotike dhe kundër Serbisë, por realisht për pushtet dhe pasurim të pafund që siguron politikbërja e "mençur" e shqiptarve nën regjimin aktual të Serbisë.
 
Folklorizmi politik
 
Përkundrazi, i tërë folklori i tyre (kuazi) patriotik kishte për qëllim pushtetin dhe kundërshtar nuk e kishte Serbinë, edhepse pretendonte të linte përshtypje të tillë në opinion, por realisht si kundërshtar të vërtetë të vetin e shihte konkurentin e tyre politik, PVD-në e Riza Halimit dhe UDSH-në e Rahmi Zylfiut.
 
Pse dyshojmë se "patriotizmi" PDSH-së & Company ishte i rrejshëm dhe paraqitej si kamuflazhë i ambicieve të tyre të paskrupullta dhe të smura për pushtet?
 
Pikërisht për arsye se KNSH-së i është përgjysmuar numri i këshilltarve  nga 29 që i kishte nga viti 2010, në vetëm 15 këshilltarë në vitin 2014. Kurse Gjykata Kushtetuese e Serbisë ia ka reduktuar në mënyrë deastike të drejtat e KNSH-ve. Prandaj, KNSH i dalur nga zgjedhjet e 26 tetorit 2014, do të kenë tre fishë më pak të drejta dhe kompetenca se KNSH i deritanishëm.
Është e vërtetë e tmerrëshme që ky fakt nuk i bëri aspak përshtypje dhe as që menduan t'i bashkëngjiten bojkotit të PVD-së dhe UDSH-së për ta senzibilizuar opinionin diplomatik të ambasadave të shteteve mike  të BE-së në Beograd, për shkeljen e të drejtave dhe persekutimit barbarë  të shqiptarve në Serbi.
 
Por, kësaj radhe, ashtu si dikur, në zgjedhjet e 6 qershorit 2010, kur KNSH kishte 29 këlltarë, ky bllok parti(zash) kishte bojkotuar zgjedhjet dhe kishte bërë propagandë të tërbuar kundër PVD-së dhe UDSH-së, më 8 tetor 2014, në mënyrë teatrale para kamerave televizive bënë spektakël mediatik, duke nënshkruar koalicionin parazgjedhor, duke përcaktuar Jonuz Musliun e LPD-së, si kandidat për kryetar të ardhshëm të KNSH-së, duke e "rehatuar" atë me një rrogë solide që sjell ky post.
Vendimin për pjesëmarrje të të gjitha partive politike të Luginës së Preshevës në zgjedhjet për Këshillin Nacional të gjymtuar dhe të përgjysmuar, disa media e pritën me eufori, si arritje e unitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 
Por, mjetisht, askush nuk çanë kokën për të analizuar se për çfarë "uniteti" bëhet fjalë?
 
Vallë, ku mbetën parimet politike të miratuara unanimisht nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Platformën politike 
të vitit 2006 për reciprocitet të plotë me serbët e Kosovës?
Çka ndryshoi në ndërkohë që ia mdryshoi mendjen atyre? A thua Serbia u "demokratizua", apo këta u "zbutën"?
 
Trishtimi se kakofonia politike dhe zhurma e deritanishme "patriotike" (ndoshta) paska qenë sa për të grabitur votën e këtyre shqiptarve të mjerë të cilët kanë marrë rrugën e ekzodit dhe shpërnguljes  gjithandej nëpër botë dhe në Kosovë, duke i lënë shkretë e duke i braktisur trojet e tyre stërgjyshore, si duket ia ka zënë frymën këtij populli të vuajtur e mjeruar, që në gjirin e vet ruan dhe kultivon politikanë të pasur, që konkurojnë fuqishëm për titullin e merituar, si "sheikë të Ballkanit", të cilët, për çudi, sa më shumë që persekutohen e mjerohen shqiptarët e Luginës, ata pasurohen dhe forcohen gjithënjë e më tepër?!
 
 
 
Opinioni i autorit është qëndrim e tij dhe nuk parqet edhe mendimin e redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI
 

 

(Pa)Barazia Gjinore dhe Femra Shqiptare
Antika e mohuar, nëntoka e Bujanocit në sytë e historisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration