Policia në Nish arreston të dyshuarin A.I për 332 kilogramë marihuanë Foto: Polcia e Serbisë
Lokale

Policia në Nish arreston të dyshuarin A.I për 332 kilogramë marihuanë

09.Jan.2023 08:06
0

Policia në Nish ka konfiskuar 332 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar AI (1992) nga rrethina e Preshevës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB), transmeton Titulli.com.

Policia ka ndaluar  në Nish një kamion ‘Mercedes’ me rimorkio, të cilin e drejtonte i dyshuari A.I., dhe në rimorkio të kamionit gjetën disa kuti kartoni me 332 kilogramë marijuanë”, ka njoftuar MPB-ja.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të paraqitet para prokurorit të lartë publik në Nish.

Në aksion në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kriminale kanë marrë pjesë pjesëtarë të policisë së Nishit, ndërsa A.I. është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike të Nishit./Titulli.com/

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Ushtrisë së Serbisë vizitojnë bazën në “Dobrosin’ të Bujanocit
Emisarët Escobari dhe Lajçaku në selinë e NATO-s: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishme për të gjithë evropianët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration