Peticion dhe protestë në Tërnoc kundër “Blic” (foto dhe video)
Lokale

Peticion dhe protestë në Tërnoc kundër “Blic” (foto dhe video)

17.Jul.2013 14:17
0
Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit sot ka filluar grumbullimi i nënshkrimeve të qytetarëve kundër artikullit tendencioz të botuar në gazetën e “Blic” të Beogradit, në numrin e 15 korrikut të këtij viti. Agim Haliti-peticioniKryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Tërnoc, Agim Haliti, në bashkëpunim me grupin e qytetarëve sot ka hapur peticionin, siç tha ai,  duke reaguar ndaj artikullit me tendenca të errëta të gazetarisë serbe. “Ky peticion do të jetë i suksesshëm dhe do të tregojë reagimin e qytetarëve ndaj gazetarit Radoman Iriq dhe redaksisë së gazetës “Blic” të Beogradit”, tha kryetari i fshatit më të madh shqiptar në Luginë, Agim Haliti. Ai njëherit paralajmëroi ngritjen e një padie gjyqësore ndaj shkruesit të këtij artikulli si dhe gazetës. “Pushteti me veprime të këtilla tenton të njollosë Tërnocin, të shqetësojë qytetarët në kulmin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, duke tentuar orientimin e problemeve brenda Serbisë në komunë të Bujanocit, e në rastin konkret në fshatin Tërnoc, i cili është shtylla kryesore jo vetëm e kësaj komune, por edhe e tërë Luginës së Preshevës”,  ka thënë ndër të tjera Haliti, raporton Titulli. Kryetari i Bashkësisë Lokale pas publikimi të shkrimit në të përditshmen “Blic” me titull: “Në fshat gjithmonë ka një ton e gjysmë drogë”, ka kontaktuar autorin e këtij shkrimi nga Vranja, Radoman Iriq. Ky i fundit ka thënë se artikulli nuk ka qenë i përpiluar në këtë formë dhe se redaksia në Beograd ka bërë ndryshimin dhe më pas publikimin e artikullit tendencioz. Nagip Taipi, njëri nga iniciatorët e peticionit, nga vendi i mbledhjes së nënshkrimeve tha se ky peticion është ndërmarrë në bashkëveprim me banorët e fshatit Tërnoc, si përgjigje ndaj shkrimit “shpifës”.Nagip Taipi-peticioni “Për këtë iniciativë e kamë përkrahjen e banorëve. Përveç nënshkrimeve që do të mbledhë sot do të vazhdojë edhe nesër dhe këto nënshkrime do t’ia dorëzojë Bashkësisë Lokale e cila është më e thirrur për këtë çështje”, tha Taipi. Ai njëherit tha se procedura e mëtutjeshme është që gazetarit t’i ngrihet aktpadi në gjykatë dhe të përballet me drejtësinë kundrejt 10 mijë banorëve të fshatit Tërnoc. Tërnocasit nuk do ta lënë me kaq reagimin e tyre. Ditën e premte (19 korrik) me fillim në orën 14h do të organizojnë edhe një protestë në qendër të fshatit. Vlen theksuar se gazeta e përditshme nga Beogradi “Blic”, më 15 korrik ka botuar artikullin në të cilën mes tjerash thotë se “Blic” ka hyrë në fshatin Tërnoc në të cilin as xhandarmëria serbe nuk guxon të hyjë, dhe se në këtë fshat gjithmonë ka një tonë e gjysmë drogë. Këto të dhëna, kryetari i Bashkësisë Lokale por edhe banorët e fshatit i cilësojnë të pavërteta dhe se xhandarmëria në këtë fshatë, pas mbylljes së konfliktit të armatosur me UÇPMB-në, hynë kur t’i dëshiroje qejfi. Ndërsa sa i përket drogës një tonë e gjysmë, atë e vlerësojnë si gënjeshtrën më të madhe të dekadës./Titulli.com/ http://youtu.be/LuRyk6iQsP0
“Komunalia” në bllokadë, mbahet seancë e jashtëzakonshme
Fillon renovimi shkollës fillore “9 maji” në Geraj (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration