Përfaqësuesit e Luginës për herë të parë ftohen në procesin e privatizimit
Lokale

Përfaqësuesit e Luginës për herë të parë ftohen në procesin e privatizimit

20.Jul.2013 15:56
0
Agjencioni për Privatizim i Republikës së Serbisë ka ftuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin që javën e ardhshme të marrë pjesë në një takim pune, me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve të ndërmarrjeve të paprivatizuara dhe të patransformuara të cilat gjenden në territorin e kësaj komune. Kryetarit Arifi, ftesa nga drejtori i këtij agjencioni i’u është dërguar më 19 korrik, ndërsa në të veç të tjerash jepen edhe detaje për ndërmarrjet në komunën e Bujanocit të cilat edhe më tej kanë statusin shoqërorë. “Ne edhe më herët kemi kërkuar që të kemi qasje në procesin e privatizimit kur janë në pyetje ndërmarrjet e komunës sonë, por Agjencioni për Privatizim nuk ka qenë i disponueshëm për një gjë të tillë”, është shprehur kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. “Me qenë se tani kemi një moment të ri, me siguri se do të mobilizohemi skajshmërisht në mënyrë që të jemi tejet aktiv në bashkëpunimin me këtë agjencion ngase ka edhe shumë prona shoqërore të paprivatizuara e që janë pasuri e gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Arifi. Ky është rasti i parë prej se ka filluar procesi i  privatizimit në Serbi që kryetari  i komunës së Bujanocit të ftohet nga Agjencioni për Privatizim për t’u njoftuar me detajet dhe për të qenë partner i barabartë në rrjedhat e transformimit të pronës shoqërore në këtë komunë./Titulli.com/
Tërnoc: Dikur vend i mbeturinave, tani i pushuesve (video)
Tërnoci protestoi, do ta padisë gazetën “Blic” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration