PD, partia e parë shqiptare në Luginë që bojkoton zgjedhjet parlamentare
Lokale

PD, partia e parë shqiptare në Luginë që bojkoton zgjedhjet parlamentare

24.Nov.2023 14:52
0
Partia Demokratike në Bujanoc përmes një kumtese ka njoftuar se do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të shpallur më 17 dhjetor 2023.
 
KOMUNIKATË E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE: 
 
Partia Demokratike në mbledhjen e saj të mbajtur më 24.11.2023 ka rishqyrtuar vendimin e saj të mbledhjes së fundit rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 17 Dhjetor 2023.
 
Prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike ka qenë këmbëngulëse se unifikimi i partive politike shqiptare në një listë të vetme do të fuqizonte pozicionin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe se mundësia që të kemi 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë ka qenë shumë reale.
 
Gjithashtu, vlenë të njoftohet opinioni se PD ka qenë e hapur për bisedime me çdo parti politike që kanë pasë për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptar, dhe kemi pasur takime edhe me krerët e APN-së dhe të PVD-së. Që në fillim kemi hasur në ndasi të mëdha mes dy blloqeve, të cilët betejën e kanë orientuar vetëm te renditja e kandidatëve, e që si rezultat nuk kemi arritur marrëveshje.
 
Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime edhe me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, respektivisht me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Igli Hasani. Qëndrimi zyrtar i dy qeverive është se shqiptarët duhet të faktorizohen, dhe kjo arrihet vetëm me krijimin e një liste të përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare që veprojnë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë përkrahur që të shkohet në këto zgjedhje me dy lista.
 
Duke i marrë për bazë qëndrimet zyrtare të Prishtinës dhe Tiranës, dhe duke parë në teren se krijimi i listës unifikuese është shumë i vështirë të arrihet, Partia Demokratike ka marrë vendim që të mos marrë pjesë në këto zgjedhje, duke mos dashur që ta thellojë edhe më tej përçarjen e politikës shqiptare në Luginë.
 
Në rast se deri më 26 Nëntor arrihet ndonjë marrëveshje rreth listës së unifikuar, Partia Demokratike prapë do ta përkrahë këtë listë, në të kundërtën nuk do të jetë pjesë e asnjë blloku politik.
Bujanoc, 24.11.2023
Kryesia e PD-së
Vendi anëtar i BE-së që po ndihmon Serbinë me armë ruse: “Tanket fluturues” në Beograd (video)
Koalicioni dorëzon listën zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, pritet certifikimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration