PD akoma s’ka kandidatë për Këshillin Kombëtar Shqiptar, në zgjedhje me listë të “vetme”? PD gjatë takimit më këshillin qendrorë në Bujanoc
Lokale

PD akoma s’ka kandidatë për Këshillin Kombëtar Shqiptar, në zgjedhje me listë të “vetme”?

19.Sep.2022 00:27
0

Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social të Serbisë, Gordana Çomiq ka shpallur zgjedhjet për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave kombëtare për 13 nëntor,

Shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të garojnë për 15 anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Partia Demokratike në Bujanoc gjatë takimit më këshillin qendrorë të mbajtur të dielën ka diskutuar edhe për përgatitjet për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“ Anëtarët e Këshillit Qendror të PD-së njëzëri u dakorduan për pjesëmarrje në këto zgjedhje, kurse vendimi nëse do të dalë e vetme apo do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor me ndonjë parti tjetër do të merret në mbledhjen e ardhshme”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga PD.

Jo zyrtarisht mësohet se ky subjekt politik është në dilemë për propozimin e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar ndërsa në zgjedhje ka diskutim se do të dalë e vetme më listë zgjedhore.

Deri më tani vetëm Alternativa për Ndryshim ka dalë me kandidatin e vet, Levent Qazimi mirëpo nuk është sqaruar se a do të jetë e vetme me listën garuese apo do të përfshijë edhe subjekte tjera që bashkëqeveris në nivel komunal në Preshevë./Titulli.com/

Subjektet politike shqiptare mobilizohen për regjistrimin e popullsisë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Serbia zotohet se do të ndjekë penalisht “huliganët” pas marshit të LGBT-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration