Partia Republikane reagon ndaj televizionit publik në Bujanoc
Lokale

Partia Republikane reagon ndaj televizionit publik në Bujanoc

09.Mar.2015 14:36
0
Partia Republikane (PR), dega në Bujanoc, reagon ndaj RTV "Bujanoci", që ka për themelues pushtetin lokal, për mospërcjellje të aktiviteteve të subjekteve politike dhe shoqërisë civile.

“Ky medium, i cili thirret se është nga më të rrallët në rajon, që emeton program në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, duke i përmbushur kërkesat e qytetarëve të informohen në gjuhën amtare, nuk po zbatohet në praktikë”, kështu nis reagimi i PR-së. 

Ky subjekt i ri politik, dega në Bujanoc, më 6 mars 2015, e ka ftuar me ftesë drejtorinë e RTV “Bujanoci”, që të marrë pjesë në tribunën politike: “Roli i pakicave kombëtare në Serbi”. 

“Mosardhja e RTV “Bujanoci”, për ta përcjellë këtë Tribunë, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të shumë komuniteteve në Serbi, tregon se ky medium, është i njëanshëm dhe nuk i përmbahet kodeksit gazetaresk”, thuhet matej në reagimin e Partisë Republikane. 

“RTV ‘Bujanoci’, financohet nga buxheti i Komunës së Bujanocit, i cili mbushet prej taksapaguesve, prandaj mosmarrja pjesë e tij, në këto aktivitete tregon nivelin e papërgjegjësive në të cilin ka rënë ky servis publik”, thuhet në fund të reagimit të nënshkruar nga kryetari i PR-së nw Bujanoc Avdil Ramadani. 

Reagimi në fjalë përveç që i është drejtuar drejtorit të këtij mediumi publik Hajredin Ademit, i njëjti i është përcjellur kryetarit të Komunës Nagip Arifit, të Kuvendit Jonuz Musliu si dhe zyrës së OSBE-së në Bujanoc. /Titulli.com/

KBI në Bujanoc aksion vullnetar për të ndihmuar Ramil Aliun (foto)
Komisioni Parlamentar i Kosovës po qëndron në Luginë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration