Paradoksi i krijuar nga politikanët!
Vështrime

Paradoksi i krijuar nga politikanët!

08.Jan.2014 13:14
0
Jemi bërë skllevër të teknologjisë, askush nuk është më i paditur dhe të gjithë nuk dimë asgjë. Sot, të gjitha i dimë dhe shumë pak kuptojmë, madje sot ne kemi aq shumë të vërteta, saqë realiteti është më i shtrembër se kurrë.  Sa herë duan ta bëjnë gënjeshtrën realitet, e sa herë duan realitetin ta bëjnë gënjeshtër. Sa herë i fajësojnë të tjerët, e sa herë  marrin lavde, pa qenë të merituar. Sot çdo gjë po fshihet, edhe pse gjithçka është e zotueshme. Shkruan: Fatlum Hetemi fatlum hetemi Realiteti i hidhur po i bën që të pandërgjegjshmit të mbulohen me petkun e ndërgjegjes, edhe pse sa më shumë që llomotitin, aq më e dukshme është kjo pandërgjegjeje e fshehur kur e kurdo nga ta. Tendencat për t’i ikur realitetit nga dështimet e shumta, është një hipokrizi e sajuar nga të ashtuquajturit udhëheqës të një shumice të parë si numër dhe të një pakice të parë si forcë. Sot, realiteti i përfaqësimit të popullit në Kosovë, ku në vendet tjera luan rol vendimmarrës në qëndrueshmërinë në pushtet të një Qeverie, është në mospërputhshmëri të pafalshme, sepse shumica e popullit shihet si numër, ndërsa një pakicë fare e vogël shihet si forcë, e që kjo pakicë nuk përbëhet nga asnjë komunitet fetar, por përbëhet nga politikanë të ashtuquajtur të kulturuar, e që në fakt sjellin moskulturë dhe varfëri të pafundme. Debate për tolerancë fetare Sa e sa herë dëgjojmë nëpër media televizive dhe ato të shkruara, sa e sa herë dëgjojmë nga politikanë, shkrimtarë dhe analistë se toleranca fetare është ajo çka e karakterizon popullin shqiptar si një popull shumë tolerantë dhe si një popull që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë në harmoni në mes veti, pavarësisht përkatësisë fetare. Sa e sa herë po dëgjojmë debate për këto çështje sot nëpër medie pikërisht kur kemi ndonjë dështim politik. U mësuam me këto gjëra! Asnjëherë nuk dalin të thonë prijësit fetarë se nuk ka tolerancë fetare, asnjëherë nuk haset ndonjë problem nga populli për mosrespektim të përkatësisë fetare dhe as që do të ketë ndonjëherë nëse sot politikanët mos ta shfrytëzonin për pikë politike. Është e çuditshme se kjo çështje diskutohet vetëm nga politikanët, të cilët për shkak të dështimeve të shumta në politikë marrin guximin të luajnë edhe udhëheqësin moral, e që në realitet dështimit të vetë i japin edhe një dështim tjetër,  të cilin dikur vështirë ta tejkalojnë.  Evropianizimi në sytë e politikanëve Është më se e thjesht se politikanët tonë, për shkak të dështimeve në realizimin e kushteve që ia ka vënë BE-ja, sot merren me gjëra që as nuk i kuptojnë e as nuk janë kompetentë. Janë vetëm politikanët tonë që e shohin integrimin në BE ndryshe. Ndryshe nga vetë udhëheqësit e BE-së, ndryshe nga njohës të BE-së, bile ndryshe edhe nga vet populli. Ata i thonë plotësoni kriteret për të qenë  më afër integrimit, ndërsa këta na mbajnë ligjërata për identitet. Ata i thonë luftojeni korrupsioni,  ndërsa këta na flasin për transparencë. Ata i thonë bëjeni drejtësinë të pavarur, ndërsa këta na flasin për drejtësi. Ata i thonë zvogëlojeni numrin e azilkërkueseve,  ndërsa këta na flasin për mirëqenie sociale. Paradoksi i krijuar nga këta politikanë nuk është veçse një etje për pushtet, e që herë do kurdo do të jetë vetëm një etje, pa mundur ndonjëherë ta largojnë. Duhet ta kuptojnë politikanët se evropianizimin që e shohin në sytë e tyre është vetëm një iluzion, sepse ai i vërteti duhet të fillojë nga këtu pikërisht në ndërtimin e institucioneve demokratike, në mirëqenin sociale dhe në ndërgjegjësimin e vetvetes. Askush nuk mund të fshihet pas të vërtetës, sepse një ditë do të dëshmojë vet ndërgjegjja e tyre, nëse atëherë do t’i mbetet sadopak. Realiteti për shumëkënd në fillim është i papranueshëm, por ama gjithmonë të shpien në rrugë të drejtë.
Heshtja përballë mjerimit social dhe politik
Pionieri i Kështjellës së Madhe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration