Nëse lejon ministria, Bujanoci do të ketë këto emra shqiptarë të rrugëve
Lokale

Nëse lejon ministria, Bujanoci do të ketë këto emra shqiptarë të rrugëve

23.Dec.2014 13:25
0

Nënë Tereza, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Migjeni, janë këto disa nga emrat e shkrimtarëve dhe veprimtarëve shqiptarë që në të ardhmen pritet t’i mbajnë rrugët e Bujanocit.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal në Bujanoc u aprovua Vendimi mbi ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shënimin e shtëpive me numra në territorin e qytetit.

Ky ndryshim i parë në vete përmban 22 emra të rinj të rrugëve, si nga “Svetozar Markoviq” në “Migjeni”, apo “Qirili dhe Metodije” që do të ndryshohet në rrugën e “Shën Gjergjit.

Në këtë vendim përveç ndryshimit të emërtimit të rrugëve përfshihet edhe sheshi “Vëllazërim-Bashkimi”, i cili në të ardhmen duhet të mbajë emrin “Sheshi i Paqes”, raporton portali informativ Titulli.com.

Duhet theksuar se Komisioni i përbërë prej shtatë anëtarëve, katër shqiptar dhe tre serb, këto ndryshime i ka paraparë në rrugët që kryesisht janë të banuara me shqiptarë dhe romë.

Përndryshe, në Bujanoc rreth 80 rrugë dhe lagje sa janë të emërtuara, vetëm një mban emrin e shqiptarit Ramiz Sadiku.

Ky vendim për ndryshimn e emrave të 22 rrugëve, që u votua nga shumica e Këshilltarëve në Kuvendin Komunal, duhet të marrë edhe dritën e gjelbër nga Ministria e Vet-administrimit Lokal, ndërsa me marrjen e lejes Drejtorati për Urbanizëm është i obliguar që emrat e rinj t’ia përcjellë Shërbimin e Kadastral për Patundshmëri dhe më pas të pasojë ndryshimi i emërtimit të rrugëve.

Vlen theksuar se në vitin 2011 ishte propozuar ndryshimi e emrave të rrugëve i cili më pas ishte votuar nga këshilltarët shqiptarë në Kuvend, mirëpo ky vendim i Bujanocit nuk kishte marrë edhe pëlqimin e Ministrisë. /Titulli.com/

 

Bujanoci në vitin 2015 edhe më i varfër! (Audio)
Po trafikonin 39 emigrantë, ndalohen dy preshevarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration