Në shtator pritet të hapen edhe dy pika kufitare Kosovë - Serbi, Medvegja me kalim të ri
Lokale

Në shtator pritet të hapen edhe dy pika kufitare Kosovë - Serbi, Medvegja me kalim të ri

23.Jun.2016 13:38
0
Nën kryesimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takimin e radhës trepalësh të ndërmjetësuar nga BE për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Temë qendrore e këtij takimi ishte shqyrtimi i progresit për procesin e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së. 
Kryesuesi i BE-së, Bernd Thran, në takim theksoi rëndësinë e progresit të arritur, duke vlerësuar si një zhvillim shumë të rëndësishëm për rritjen e efikasitetit në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit.

Delegacioni i Kosovës prezantoi progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve të saj, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin konstruktiv me UNOPS-in dhe zyrën e BE-së në Kosovë. .

Delegacioni i Kosovës konfirmoi se është hartuar plani i dinamikave të ndërtimit, është arritur pajtueshmëria për projektimin dhe janë diskutuar detajet e funksionimit sa më të përshtatshëm të pikëkalimeve kufitare sipas standardeve më të larta për autoritetet shtetërore që operojnë në pikë kalime kufitare.

Në takim u raportua edhe për hapat e bërë në hapjen e pikëkalimeve të reja kufitare, Kapi e Sfircës që lidhë komunën e Kamenicës me Medvegjën dhe Izvor në pjesën veriore, me ç‘rast të dy palët konfirmuan hapjen e këtyre dy pikë kalimeve të reja kufitare deri në fund të muajit shtator 2016.

Po ashtu u diskutuan edhe aspektet tjera që ndërlidhen më bashkëpunimin ndërkufitarë të policive, doganave dhe agjencive tjera që funksionojnë në kufirin në mes të dy shteteve, sidomos lehtësimi në qarkullimin e qytetarëve tanë gjatë sezonit së verës që e përdorin Serbinë si vend transit. /Titulli.com/

Organizata "Diyanet Vakfi" nga Turqia së bashku me KBI-në në Preshevë bënë shpërndarjen e 130 pakove ushqimore
Vaksinimi i lopëve të inefktuar mundë të fillojë të Premtën në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration