Në Bujanoc hapet zyra e deputetit popullor, Fatmir Hasani (video)
Lokale

Në Bujanoc hapet zyra e deputetit popullor, Fatmir Hasani (video)

20.Sep.2016 08:57
0
Në objektin e administratës komunale, zyrtarisht është bërë hapja zyres se deputetit popullor, Fatmir Hasani.

Në solemnitetin e hapjes së zyres, morrën pjesë përfaqësues politik lokal, shqiptarë dhe serbë, të cilët e vlerësuan si të domosdoshme dhe të vonuar hapjen e zyres së deputetit.

Ivo Çolloviq, kordinator i projektit “Njerëzit në rend të parë”, të udhëhequr nga “Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci”, theksoi se sot po bëhet hapja e zyrës së deputetit në Bujanoc, e dymbëdhjeta me rradhë në Serbi, të financuar nga USAID-i, dhe të mundësuar teknkisht nga NDI dhe CESID-i.

“Thelbi i hapjes së zyrës së deputetit në Bujanoc, është që qytetarët të kenë kontakte të drejtëpërdrejta me deputetët popullor, që për Bujanocin është shumë e qëlluar, me që, një qytet I vogël si Bujanoci, përfaqësohet nga dy deputetë popullor” – deklaroi Çolloviq.
Nga ana tjetër, vet deputeti Fatmir Hasani, deklaroi që kjo zyre , do t’iu mundësoj qytetarëve të komunës së Bujanoicit, kontakte të drepërdrejta me deputetët popullor.

“Kjo zyre do t’iu mundësojë qytetarëve të paraqesin problemet e veta, dhe në bashkveprim me deputetin tjetër, dhe me pushtetin lokal, do të mundohemi zgjidhjen e problemeve” – deklaroi Hasani.

Kryeshefi i administratës lokale, Ismail Pajaziti, theksoi se, administrate komunale ka siguruar hapsirë deputetit popullor, ashtuqë, t’i mundësohet komunikimi i drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Hapjes së zyrës së deputetit, iu gëzua edhe deputeti popullor, Nenad Mitroviq, i cili theksoi se kjo zyre, do t’iu shërbejë të dy deputetë për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve.

Në institucionet shkollore dhe parashkollore në Preshevë të angazhuar 844 veta (dokument)
Ekspozita e lopëve simentale organizohet edhe këtë vit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration