Nuk harrohet Rexhep Adili, qindra qytetarë në përkujtim të tij (foto)
Lokale

Nuk harrohet Rexhep Adili, qindra qytetarë në përkujtim të tij (foto)

18.Apr.2013 16:58
0
Qindra bashkëqytetarë përkujtuan sot veprimtarin tërnocas dhe trajnerin e KF Tërnocit, Rexhep Adilin. Pesëvjetori i vdekjes së Rexhep Adilit nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit u shënua me një aktivitet sportiv derisa u organizuan edhe homazhe te varri e të ndjerit. Muhamed Adili, anëtarë i familjes, falënderoi të pranishmit që po nderojnë familjen e tij çdo përvjetor. “Jemi mirënjohës ndaj organizatorëve dhe të gjithë ata që e dinë dhe vlerësojnë punën e Rexhës. Për kontributin e Rexhës nuk kam se çka të flasë, rezultatet i shohim edhe sot. Ne si familje ndihemi krenar për veprat e Rexhës, jo vetëm në sport por në të gjitha lëmit që kontribuoi”, u shpreh Muhamed Adili. Të pranishmit në stadiumin e KF Tërnocit i përshëndeti edhe drejtori i këtij klubi Enis Salihu i cili shpalosi historikun e shkurt kushtuar Rexhës, siç njihet në popull. “Më 7 shtator të vitit 1993 i ndjeri Rexhep Adili, njëri ndër futbollistët e KF Tërnocit, formoi shkollën e futbollit për të rinj. Edhe pse në kushte tejet të vështira çunat e kësaj shkolle zhvillojnë shumë ndeshje me moshatarët e tyre në klubet kosovare e që sot asaj dite vazhdojnë të garojnë në këtë ligë”, tha mes tjerash Salihu. KF Ternoci-Rexhep-Adili2 Organizimin e sotëm e përshëndeti edhe Meriton Berisha, trajner i klubit mysafirë nga kryeqyteti i Maqedonisë. “Është një nder i madh që të jemi mysafirë tuaj në këtë ditë për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rexhep Adili i cili ka kontribuar shumë për futbollin shqiptarë të kësaj ane. Klubit futbollistik Tërnoci i urojmë suksese në garat e mëtutjeshme”, u shpreh Berisha, raporton Titulli. KF Shkupi me këtë rast zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me nikoqirët KF Tërnocin. Në shënimin e pesëvjetorit të vdekjes së Rexhep Adilit morën pjesë familjarët, qytetarë dhe përfaqësues nga administrata e Komunës së Bujanocit. Me këtë rast të pranishmit vendosën kurora me lule në varrin e të ndjerit në Tërnoc. Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza./Titulli.com/ KF Ternoci-Rexhep-Adili3
Historike: Bujanoci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë (video)
Presheva rritë sasinë e ujit të pijshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration