Një tregtar “ra” në Bujanoc teksa shiste kokainë: Në kontrollin e shtëpisë së tij u gjet më shumë drogë
Lokale

Një tregtar “ra” në Bujanoc teksa shiste kokainë: Në kontrollin e shtëpisë së tij u gjet më shumë drogë

29.Nov.2023 09:00
0

Prokuroria më e lartë publike në Vrajë ka urdhëruar ndalimin e B. E. nga Luçani afër Bujanocit për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paligjshme të drogave narkotike, transmeton Titulli.om.

Policia në Vrajë ka marrë vendim për ndalimin e B.E dhe ndaj tij brenda 48 orëve do të bëhet kallëzim penal për veprën penale të “prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar të lëndëve narkotike në treg”, konfirmohet nga Prokuroria më e lartë publike në Vrajë.

I dyshuari B.E., rreth orës 21:30 të së hënës, në fshatin Luçan të Bujanocit, i ka shitur B.N. një pako me 3,64 gramë kokainë. nga Vranja, për të cilën i ka paguar 145 euro.

Nga kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Luçan u gjetën edhe 24,87 gramë kokainë dhe 4,40 gramë kanabis.

Ambasadori amerikan Hill: Serbia duhet ta kuptojë që s’ka zgjidhje tjetër për Kosovën pos asaj politike
Bujanoc: Takim mes Trupit Koordinues dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration