Nga 1 shkurti do të punësohen 40 qytetarë në Bujanoc
Lokale

Nga 1 shkurti do të punësohen 40 qytetarë në Bujanoc

18.Jan.2013 10:05
0
ROZAFA-Seminari1 Me iniciativën e Entit Nacional për Punësim dhe Zyra për Zhvillim Ekonomik në Bujanoc është mbajtur tryezë e rrumbullakët për ndërmarrësit. Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga programi i Kombeve të Bashkuara PBILD është shpalosur vazhdimi  i programit për punësim i personave të “rrezikuar” të moshës 25-44 vjeçare në komunën e Bujanocit me ndihmën e filiales së Entit Nacional për Punësim në Vranjë  si dhe mjeteve të kësaj komune dhe PBILD-të. Në këtë tryezë të zhvilluar të enjten në të cilën morën pjesë 26 punëdhënës nga komuna e Bujanocit, u tha se ky program nëntë mujor me vlerë prej 6.5 milion dinarë do të përfshijë 40 qytetarë të papunësuar nga regjistri i Entit për Punësim dhe implementimi i programit do të fillojë më 1 shkurt të vitit 2013, raporton Titulli. Qytetarët e papunësuar me këtë program do të përfitojnë trajnimin në vendin e punës dhe punësim 6 mujor. Punëdhënësit, përveç subvencioneve për trajnim në vend të punës gjatë tre muajve të parë dhe për punësim dhe vlerësim pozitiv të të punësuarve, gjatë 6 muajve të ardhshëm do t’i jepet mundësia e përfitimit të rritjes së numrit të punëtorëve për të përmbushur nevojat e tyre dhe të tregut ku i plasojnë shërbimet dhe prodhimet. Subvencione për trajnim dhe punësim do ti ndahen punëdhënësve të cilët merren me përpunimin e drurit, metalit, instalimin e pajisjeve për nxehje dhe ftohje si dhe në punët administrative. Në këtë tryezë të rrumbullakët, përveç përfaqësueve të firmave punëdhënëse, morën pjesë edhe drejtues të programit PBILD dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./Titulli.com/
Serbia shton forcat në Luginë
Halimi: Daçiqit duhet t’i bëhet presion ndërkombëtar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration