Nesalca edhe me një rrugë të asfaltuar (foto)
Lokale

Nesalca edhe me një rrugë të asfaltuar (foto)

06.Aug.2013 17:22
0
Fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit sot po bëhet edhe me në rrugë të asfaltuar. Që nga orët e para të ditës së sotme ka filluar asfaltimi i 310 metrave rrugë të lagjes “Mushkaj” në Nesalcë. Kjo rrugë e cila financohet me 30 për qind nga banorët e kësaj lagjeje dhe 70 për qind nga buxheti Komunal, po asfaltohet nga kompania tashmë e njohur në këtë fushë, “Saba Bellça” nga Presheva. Vebi Hyseni, banorë i kësaj lagjeje, shprehet i kënaqur me punimet ndërsa falënderon kryetarin e komunës Nagip Arifin, si dhe kompaninë që po kryen këto punime. “Falënderojë kryetarin Arifi, drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitin si dhe kompaninë “Saba Bellça” e posaçërisht pronarin e kompanisë Valon Etemin që punimet janë duke i kryer sipas projektit”, u shpreh Hyseni gjatë një prononcimi për Titullin. Kjo rrugë e cila po asfaltohet do të lidhe Nesalcën me pjesën e Verbanit që gjendet mbi  këtë fshat. Vlen theksuar se rruga me gjatësi prej 310 metrave do të asfaltohet nga rruga kryesore, deri në fillimin e rrugës së Verbanit./Titulli.com/ Nesalce-2 Nesalce-3 Nesalce-4Nesalce-5
Arifi, TIKA: Po numërohen ditët e hapjes së shkollës (foto)
Preshevë-Tabanoc, pritje të gjata në kufi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration