Në “shtrat” me xhandarët!
Vështrime

Në “shtrat” me xhandarët!

09.Sep.2013 16:26
0
Janë banorë të Kosovës, e kanë kryeministër Hashim Thaçin, por ata vizitohen më shpesh nga xhandarmeria serbe sesa nga pushtetarët e tyre. Jo vetëm që pa problem futen në territorin e Kosovës, por pa fije droje ua drejtojnë tytat e automatikut mbi kokat e banorëve të një shteti të brezit kufitar. Shkruan: Lavdim Hamidi Lavdim Hamidi Banorët e Karaçevës dhe tash të Muçibabës hyjnë në natë e dalin në dritë me frikën se kur do t’u vijnë xhandarët serbë “mysafirë”. Këtë hall të qindra banorëve të Kosovës tash 14 vjet pas lufte, nuk e ka Hashim Thaçi. Mjafton që ai të çojë përpara agjenda politike, t’u thotë amin kërkesave të Beogradit e të nënshkruajë çfarëdo që i kërkon Daçiq. Ai nuk njeh shqetësimet e këtyre banorëve, nuk ka probleme me pagjumësi, bile po bëhet gati që të flejë edhe më rehat në vilën superluksoze prej 700 metra katrorë që po i ndërtohet në një nga lagjet më të shtrenjta të Prishtinës. Atij i mjafton që të kujdeset vetëm për familjen e tij, të cilët ruhen nga pjesëtarë të shumtë të sigurimit dhe Policia e Kosovës, ndërsa forcat e xhandarmërisë serbe i sheh vetëm nëpërmjet ekranit të televizionit, apo nëpërmjet mjeteve tjera të informimit, kur ata hyjnë e dalin të armatosur dhe me motoçikleta në brendi të territorit të Kosovës. Edhe pse nuk i sheh “live” xhandarët e armatosur, Thaçi takohet shpesh në Bruksel me kryexhandarin e Serbisë, Ivica Daçiq, të veshur në petkun e politikanit. Daçiq përpos që është kryeministër është edhe ministër i Brendshëm në Qeverinë e Serbisë, ku ka nën kontroll të plotë pjesëtarët e xhandarmërisë, të cilët po vazhdojnë t’ua shtinë frikën në palcë kosovarëve për më shumë se një dekadë që nga përfundimi i luftës në vend. Kryeministri i Kosovës në takimet e shpeshta me homologun e tij serb në kryeqendrën e Evropës nuk e ka parë të arsyeshme që të diskutojë për terrorin që po përjetojnë banorët e Karaçevës dhe Muçibabës, apo edhe të fshatrave të Llapit, ku xhandarët e Daçiqit nuk po i kursejnë as pleqtë e as fëmijët. Është rasti i fundit ku pjesëtarët e xhandarmërisë dhunuan 84-vjeçarin, Xhemajl Dauti, i cili kishte dalë për të prerë dru në mal, kur në gjoksin e tij u ndeshën për më shumë se gjysmë ore tytat e automatikëve. Xhandarët e akuzonin Dautin se ka hyrë në territorin e Serbisë, ndonëse ai ishte i vetëdijshëm se mali i tij ndodhet hiç më pak se dy kilometra në brendi të territorit të Kosovës, ku policët serbë rrinin “këmbëkryq”. Nuk është kjo hera e parë që xhandarët e Daçiqit kanë hyrë në këtë fshat dhe në fshatrat tjerë të Republikës së Kosovës. Banorët e Karaçevës të Komunës së Kamenicës kanë filluar të shpërngulen në qytete tjera të Kosovës, pasi që, sipas tyre, xhandarët serbë po ua marrin edhe bagëtitë nga ahuri. Në fshatrat e brezit kufitar me Serbinë, të cilat edhe ashtu janë boshatisur, që nga paslufta nuk depërton përkujdesja shtetërore e Kosovës dhe në mungesë të kësaj depërtojnë xhandarët serbë të armatosur deri në dhëmbë. Pas gjitha këtyre të zezave të xhandarëve serbë, kryeministri Thaçi po mburret se po i normalizon marrëdhëniet me Serbinë, derisa në gjoksin e qytetarëve të vet po qëndrojnë tytat e automatikëve. Në fakt bisedat për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, po dëshmojnë se nuk po i zgjidhin problemet e shumta mes dy shteteve, por po e fuqizojnë vetëm pozicionin politik të Hashim Thaçit, e jo edhe shtetin e Kosovës, pasi që xhandarët serbë po hyjnë po dalin në territorin e vendit si në “bahçe të babës”. Dhe kështu Hashim Thaçi po tregon qartë se më të rëndësishme e ka ruajtjen e pushtetit, se sa shtetin e qytetarët. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Vizita "tranzit" e diplomatëve të OSBE-së në Bujanoc
Rruga
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration