titulli.com
Lokale

Në Preshevë, QSA ndërton shtëpi për bamirësi (foto)

28.May.2012 21:28
0
Në praninë e përfaqësuesve të Qendrës Islame nga Lozana e Zvicrës, përfaqësuesve të kompanive lokale dhe personaliteteve, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit nga Presheva, sot zyrtarisht ia dorëzoi shtëpinë dyshe familjes Shabani nga Presheva. Kjo familje deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit, ndërsa me iniciativën e QSA-së dhe mbështetjen që i dhanë këtij projekti njerëz të vullnetit të mirë nga Lugina, por edhe më gjerë, u arrit kurorëzimi i këtij suksesi me ndërtimin dhe mobilimin e këtyre shtëpive, thuhet në njoftimin e QSA-së. “Kontributi i qytetarëve dhe kompanive lokale ka qenë i formave të ndryshme, si në mjete financiare, materiale ndërtimi, materiale hidro-sanitare, dyer-dritare, mobile, kuzhina, tepihë, si dhe fuqi punëtore”, shkruan më tej në faqen e kësaj shoqate. QSA vlerëson kontributin e dhënë nga çdo qytetar, i cili sipas tyre, së pari paraqet pasurinë e tyre shpirtërore, pastaj solidaritetin me familjet me kushte të rënda ekonomike e sociale, për të cilat padyshim që do të shpërblehen nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit iu është mirënjohëse përfaqësuesve të Qendrës Islame Shqiptare nga Lozana e Zvicrës, si dhe të gjithë kontribuuesve të tjerë të cilët mundësuan realizimin me sukses të këtij projekti. Sipas QSA-së “ky nuk do të jetë projekti i fundit që realizohet, pasi ekzistojnë akoma familje në Luginën e Preshevës që jetojnë në kushte të vështira të banimit, për të cilat në të ardhmen do të ndërmarre iniciativa të tilla, me shpresë që përkrahja nga njerëz të vullnetit të mirë do të jetë edhe më e madhe, në të gjitha aspektet”. Vlen theksuar se përveç në Preshevë, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, projekte të ngjashme ka realizuar edhe në komunën e Bujanocit./Titulli.com/

Firmoset marrëveshja për qeverisje lokale në Preshevë
Vdes aksidentalisht Nazlie B. nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration