Në Preshevë konfiskohen 21 kg heroinë
Lokale

Në Preshevë konfiskohen 21 kg heroinë

25.Jan.2013 09:22
0
Në vendkalimin kufitar të Preshevës, autoritetet doganore serbe zbuluan mbrëmë 21 kilogram drogë të llojit heroinë. Drejtoria e Doganave e Serbisë informoi se droga u gjet në gomën rezerve të një makine të tipit xhip, për të cilën nuk janë dhënë detaje të tjera. “Droga u gjet në gomën rezerve, falë skanerëve mobil që disponon dogana. Pas skanimit u pa se goma ishte e mbushur me pako droge heroinë”, njoftoi dogana serbe. Bëhet fjalë gjegjësisht për 21 kilogram heroinë, të paketuara në 39 pako. Policia serbe nuk ka dhënë detaje të tjera mbi rastin, duke nënvizuar se po zhvillohen hetime intensive dhe do të bëhet zbardhja e plotë e rrjetit të trafikimit të drogës./Titulli.com/
Thaçi i bishtnon Luginës
KDNJ mohon pohimet e Skender Destanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration