Në Luginë, 86.378 qytetarë me të drejtë vote
Lokale

Në Luginë, 86.378 qytetarë me të drejtë vote

15.Mar.2014 18:03
0
Dita e nesërme si në tërë Serbinë edhe në Luginë do të jetë ditë zgjedhjesh parlamentare. Si edhe herëve të kaluara portali i pavarur informativ Titulli do të raportojë për rrjedhën e këtij procesi zgjedhor. Të drejtë vote në Luginë të Preshevës kanë gjithsejtë 86.378 qytetarë. Në Bujanoc 40.607 votues, në Preshevë 35.743, ndërsa në Medvegjë 10.028 qytetarë, raporton Titulli. Në këtë numër, edhe pse shumica e qytetarëve i përkasin kombësisë shqiptare, në te janë të përfshirë edhe qytetarë serbë dhe romë të cilët jetojnë në këto tri komuna. Në listën zgjedhore të këtyre zgjedhjeve parlamentare, në rrethin e Pçinjës janë më shumë zgjedhës të regjistruar se sa në zgjedhjet lokale të 6 majit të vitit 2012-të, edhe ate për 2.472 zgjedhës. Rritje më të madhe të zgjedhësve janë vërejtur në komunën e Bujanocit – 1.615 si dhe në komunën e Preshevës 1.071, mirëpo nuk dihet kombësia e votuesve të ri. Zvogëlim të numrit të qytetarëve me të drejtë vote është regjistruar në Vranjë me 251 për dallim nga Tërgovishtja që ka 65 zgjedhës më pak. Në Luginë, vendvotimet nesër (të dielën) hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 20:00. Qytetarët që janë në regjistrin zgjedhor edhe pse nuk kanë marrë ftesa në adresat shtëpiake për të votuar, votimin mund ta bëjnë përmes letërnjoftimit apo pasaportës si dhe patentë shoferit. Fleta e votimit e cila është shtypur për këto zgjedhje ka ngjyrë të kaltër të hapur. Në Luginë qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në 121 vendvotime që do të hapen, prej të cilave 55 në komunë të Bujanocit, 38 në Preshevë si dhe 28 në komunë të Medvegjës. Zgjedhjet e së dielës do të monitorohen nga organizata të ndryshme ndërkombëtare ku prinë OSBE, ndërsa nga vendoret më tepër vëzhgues do të ketë CESID. Sipas mediave serbe përveç këtyre organizatave, monitorues do të vijnë edhe nga ambasada e Shqipërisë, kurse nuk do të mungojnë as vëzhgues nga diplomacia e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe./Titulli.com/
Halimi takon delegacionin e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së
Thaçi: Shqiptarët e Luginës të marrin pjesë në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration