Në Gjilan, përkujtohet Abdullah Krashnica – Presheva
Lokale

Në Gjilan, përkujtohet Abdullah Krashnica – Presheva

04.Oct.2012 08:56
0
Në 95-vjetorin e lindjes, me një Akademi përkujtimore, ish-bashkëluftëtarët ,e kanë përkujtuar luftëtarin e Luftës Nacionalçlirimtare Abdullah Krashnicën-Preshevën, me këtë rast, Vahide Hoxha, kryetare e Shoqatës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë, me pietet ka folur për Abdullah Preshevën, i cili sipas saj, ka dhënë një kontribut të çmueshëm në çështjen revolucionare.  Hoxha ka thënë se Abdullah Presheva  ishte angazhuar për të mirën e popullit të vet. Ajo tha se ky i ri nga Presheva, por që veprimtarinë e vetë e ushtroi edhe në Kosovë, organizoi rininë dhe luftoi me pushkë e me laps për të mirën e popullit të vet. Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit,  i cili mori pjesë në ktë akademi përkujtimore ka thënë se se elita e periudhës së kaluar duhet të pranohet edhe nga elitat tjera. Ai ka thënë se komuna e Gjilanit do të mbështes iniciativa të drejta. “Duhet të respektojmë dhe të kemi kujdes për të gjitha formacionet çlirimtare të të gjitha kohërave. Është mirë që po përkujtohen elitat tona çlirimtare edhe pse është mirë që të ketë një koncenzus të të gjitha luftërave pa e nënçmuar apo anashkaluar njëra tjetrën”, ka thënë Mustafa, raporton 2lonline. Me pietet për veprën e Abdullah Krashnica – Presheva, ka folur edhe Ramiz Bllaca, nga kryesia e SHVLANÇ-së, që Preshevën e ka cilësuar njeri liridashës, çlirimtar dhe atdhetar i madh. Bllaca ka thënë se të përkujtosh Abdullah Preshevën do të thotë të kujtosh një pjesë të lavdishme të historisë, e cila meriton gjithherë dhe gjithmonë të kujtohet e nderohet, sikurse që për jetën dhe veprën e Abdullah Krashnicës, ka folur edhe Sami Qerimi nga Presheva./Titulli.com/
“Vatra” nuk harron Njaziun
Komuna mendon për të rinjtë, fiton projekt për punësim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration